CCBS prezanton roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në 2030

CCBS prezanton roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në 2030


Tiranë, 23 shtator – CCBS, partner i autorizuar për prodhimin, ambalzhimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri dhe një aktor prokativ në zhvillimin e vendit gjatë 30 viteve të fundit, ka hedhur bazat drejt një objektivi ambicioz: Synimi për t’u bërë kompania e parë në Shqipëri që arrin Carbon Neutral. Ky synim do të arrihet duke ndjekur një Roadmap që do të përcaktojë investimet e nevojshme për t’u përmbushur deri në vitin 2030.

Roadmap i përgatitur me mbështetjen e konsulentëve, identifikon masat kyçe për të reduktuar gjurmën e karbonit të aktiviteteve të CCBS në vitet në vijim. Në to përfshihen emetimet direkte të kompanisë (të ashtuquajturat Scope 1 dhe 2), të cilat mund të reduktohen përmes novacionit dhe investimeve, si dhe ato indirekte (Scope 3), që lidhen me furnizuesit e lëndëve të para dhe transportin. Për këtë fushë, dialogu me zinxhirin e furnizimit do të jetë thelbësor, duke adoptuar standarde të përbashkëta si dhe duke promovuar një transformim të përbashkët drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit, në bashkëpunim me aktorë të tjerë.
Një element tjetër i vizionit të qëndrueshmërisë së CCBS, që gjatë këtyre viteve ka sjellë investime të shumta, si: vetëprodhimi i 68% të nevojave për energji elektirke për CCBS falë impiantit fotovoltaik, një flotë tregtare me 99 automjete elektrike në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Vlorë, si dhe një përdorim të shtuar të materialeve të ricikluara (si PET i ricikluar – rPET) për ambalazhet e pijeve të shpërndara në të gjithë vendin.

CCBS do të monitorojë çdo vit gjurmën e karbonit sipas standardeve të njohura, duke planifikuar dhe zbatuar nisma domethënëse për reduktimin e tij: këto përfshijnë adoptimin e burimeve alternative të energjisë si një bolier elektrik, monitorimin e kompresorëve të ajrit, pompa kontrolli dhe zëvendësimin e frigoriferëve në pikat e shitjes me frigoriferë të rinj me eficencë energjie. Gjithashtu, do të zbatohet një plan për transformimin e të gjithë flotës tregtare në makina elektrike (nga 99 automjete aktuale në 224 automjete deri në vitin 2030.

Sipas vlerësimeve të bëra, këto investime do të mundësojnë një reduktim prej 87% të gjurmës aktuale të karbonit për Scope 1 dhe 2, deri në vitin 2030. Për emëtimet Scope 3, që janë më sfiduese pasi kërkojnë një evolucion paralel nga partnerët dhe furnizuesit, dialogu me të gjitha palët e interesuara do të jetë një prioritet, duke pasur parasysh ndikimin në emetimet totale. Evolucioni i paketimeve do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, përmes një reduktimi të mëtejshëm të peshës së paketimeve në PET dhe alumin, si dhe rritjen e përdorimit të shisheve të ricikluara në portofolin e produkteve. Nga viti 2024, edhe shiriti mbështjellës i paketimeve do të realizohet nga plastika e ricikluar 100%. Emetimet e pareduktueshme do të kompensohen përmes iniciativave të kompensimit për Scope 1, 2 dhe 3.
“Kur vendoset një objektiv, nevojitet një Roadmap i qartë dhe ky është rezultati i muajve të punës së palodhur nga gjithë ekipi i CCBS me konsulentët e fushës, për të cilët jam jashtëzakonisht krenar” – deklaroi Luca Busi, President i CCBS

“Së fundmi festuam 30-vjetorin tonë në vend dhe dëshirojmë të vazhdojmë të jemi një sipërmarrje largpamëse, duke sfiduar veten për të përmirësuar vazhdimisht procesin tonë të punës, duke kontribuar në përcaktimin e standardeve të reja dhe duke marrë pjesë në tryezat e diskutimit midis komunitetit të biznesit, institucioneve dhe shoqërisë civile shqiptare. Viti 2030 është një pikë referimi për të gjithë ata që e shohin rrugën drejt praktikave më të qëndrueshme si një përpjekje e përbashkët. Si CCBS, ne do të angazhohemi që investimet tona në rritjen e eficencës, rinovimin e linjave tona të prodhimit dhe përmirësimin e operacioneve të jetë konkrete dhe me impakt.”- përfundoi Presidenti i CCBS-së.

Studimi: Duhanpirësit zgjedhin produktet alternative me ngrohje për të lënë duhanin

Studimi: Duhanpirësit zgjedhin produktet alternative me ngrohje për të lënë duhanin

Kalimi nga cigaret tradicionale sjell përfitime për shëndetin publik. Studimet shkencore evidentojnë se efektet e dëmshme të pirjes së duhanit vijnë kryesisht nga procesi i djegies, gjë që produktet alternative e shmangin, duke mundësuar minimizimin e riskut.

Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar rritjen e numrit të duhanpirësve që kanë lënë duhanin dhe janë drejtuar nga produktet alternative, të cilat konsiderohen si më pak të dëmshme. Studimi me një kampion prej 4,514 të rritur, rrëzoi të gjitha pretendimet se produktetet alternative shërbejnë si motivim për të nisur duhanin.
Të dhënat nga Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit tregojnë se 99.4% e përdoruesve të produkteve alternative ose kanë kaluar nga cigaret tradicionale ose janë përdorues të dyfishtë, me vetëm 0.6% që janë duhanpirës të rinj. Studiuesit thanë se pranimi sa më i shpejtë në tregjet globale të produkteve alternative i shërben politikave rregullatore të duhanit.
Duhani me ngrohje apo cigaret elektronike janë produkte pa tym të krijuar për të eliminuar djegien në shpërndarjen e nikotinës. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se tymi i duhanit përmban mijëra kimikate dhe është kjo përzierje kimikatesh – jo nikotina – që shkakton probleme serioze shëndetësore. Ndryshe nga cigaret tradicionale, të cilat djegin duhanin, produktet alternative e ngrohin atë, gjë që përkthehet në reduktimin e dëmit nga kimikatet.

Kjo teknologji novatore ofron një alternativë për duhanpirësit e rritur, të cilët mund të vijojnë konsumin e duhanit me më pak risk për shëndetin e tyre. Studimin në fjalë e komentoi edhe Presidenti i Unionit të Konsumatorëve të Nikotinës në Filipine, Antion Israel. Ai u shpreh se ky zbulim demonstron se teknologjia mund të zbusë rreziqet që lidhen me konsumin e duhanit si dhe të ndikojë në luftën me dezniformimin.

“Nikotina nuk është problemi kyç, është mënyra sesi shpërndahen kimikatet gjatë djegies së cigares. Produktet pa tym eliminojnë dëmin që vjen nga tymi.”- u shpreh ai.
Cigaret tradicionale djegin duhanin në temperatura të larta, duke prodhuar tym dhe hi që përmbajnë substanca toksike. E anasjellta ndodh me produktet alternative, të cilat ngrohin duhanin duke lëshuar një avull që përmban nikotinë në vend të tymit.

Sëmundjet e lidhura me duhanin janë përgjegjëse për mbi 8 milionë vdekje çdo vit, duke nënvizuar nevojën urgjente për metoda më të sigurta të shpërndarjes së nikotinës. Studimet kanë treguar se produktet pa tym lëshojnë aerosole ose avuj me 95% më pak kimikate të dëmshme sesa tymi i prodhuar nga cigaret tradicionale. Presidenti i Unionit, Anton Israel theksoi gjithashtu se produktet pa tym si HTP-të, së bashku me avujt dhe qeskat e nikotinës, u lejojnë duhanpirësve të reduktojnë dëmin duke shmangur ekspozimin e tyre ndaj kimikateve toksike.
Studimi arriti në përfundimin se adoleshentët kanë më shumë gjasa të fillojnë të pinë duhan me cigare tradicionale sesa me produkte alternative. Ndër pjesëmarrësit e studimit, 2,356 ishin jo-duhanpirës, 1,316 ishin duhanpirës tradicionalë të cigareve dhe 842 ishin përdorues të produkteve alternative.
Në të gjithashtu theksohet se gratë e rritura, individët me arsim të lartë , ato me fëmijë, punonjësit e zyrës dhe ato me shqetësime të shtuara shëndetësore kishin më shumë gjasa të kalonin nga cigaret tradicionale në produkte alternative. Gratë e rritura të moshës 20 deri në 39 vjeç ishin më të prirura për të kaluar në produkte alternative, pavarësisht nga të ardhurat, ndërsa meshkujt mbi 40 vjeç kishin më shumë gjasa të adoptonin opsionet pa tym nëse kishin të ardhura më të larta.
Kalimi nga cigaret tradicionale sjell përfitime për shëndetin publik. Studimet shkencore evidentojnë se efektet e dëmshme të pirjes së duhanit vijnë kryesisht nga procesi i djegies, gjë që produktet alternative e shmangin, duke mundësuar minimizimin e riskut.

“OPEN” NGA ENI VASILI

“OPEN” NGA ENI VASILI

“LOG” NGA ENDRI XHAFO

“LOG” NGA ENDRI XHAFO

ME ZEMER TE HAPUR

ME ZEMER TE HAPUR