Pjesë e panairit 2 ditor ‘Work and study’ në Pallatin e Kongreseve është edhe Kompania Eurolab Internacional Grup.Me qendër në Tiranë dhe zyra në 10 shtete të rajonit është kompania e cila me 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe zhvillim tregjesh, i shërben sot mbi 30 milionë konsumatorëve në 10 shtete të Ballkanit Perëndimor dhe Europës, duke siguruar rritje dy-shifrore gjatë 10-vjeçarit të fundit.Drejtor I departamentiti të burimeve njerëzore në Eurolab Nico Adams thotë se në stendën e eurolab në panair interesi I të rinjve për tu punësuar në kmpani ka qënë I lartë.
Sink Nico Adams,drejtor dep.burimeve njerezore EUROLAB-Eurolab eshte kompani distribucioni me mbi 30 vite ne treg qe operon ne 10 shtete. Ne kemi disa nga brandet me premium ne kompanine tone alkoole dhe shume brande te mirenjohura.Ne Ëork and Study jemi per te gjetur talente te reja per kompanine tone.Diten e djeshme kishim me shume studente nderkohe qe diten e sotme ishte nje tjeter grupmoshe qe na vizitoi.Kemi me shume njerez nga universitetet, jemi duke kerkuar per pozicione me background finance, it, ekonomik etjMund te fillosh si nje intership dhe nese ke nje performance te mire ka mundesi rritje dhe zhvillimi deri ne pozicione me te larta.
EUROLAB përfaqëson një nga rrjetet e distribucionit më të fuqishme në Shqipëri dhe rajon ku janë punësuar mbi 400 punonjës. Portofoli i markave përmban mbi 80 marka nga më të njohurat në botë, të preferuara nga segmentet e konsumatorëve premium dhe ato masive. Kompania është prezente në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Slloveni Greqi dhe Qipro.
ZYN bëhet produkti i parë dhe i vetëm në këtë kategori i autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
Vendimi i bazuar në fakte shkencore konfirmon se qeskat e nikotinës ZYN janë një alternative më pak e dëmshme për duhanpirësit e rritur. Ky vendim vjen në momentin kur FDA ka arritur në përfundimin se shitja e këtyre produkteve është në përputhje me parimet e mbrojtjes së shëndetit publik.
Qeskat e nikotinës ZYN të autorizuara së fundmi nga FDA tregtohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Swedish Match, e cila është pjesë e Philip Morris International që prej vitit 2022. Ky autorizim është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik duke qenë se këto produkte janë një alternativë më e mirë për përdoruesit e rritur të cigareve tradicionale. Pas vlerësimit të fakteve shkencore, FDA deklaroi se ZYN sjell më shumë përfitime sesa risqe në shëndetin e popullatës. Sidomos kur bëhet fjalë për përdoruesit e rritur që lenë përfundimisht duhanin për të kaluar tek produktet ZYN.
Tom Hyers, Presidenti i Swedish Match për Amerikën Veriore u shpreh: ’rreth 45 milionë Amerikanë konusmojnë nikotinë rregullisht, përafërsisht 30 milionë prej tyre pinë duhan, e cila është dhe forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës. Vendimi i FDA njeh rolin që ZYN mund të luajë në mbrojtjen e shëndetit publik duke i ndihmuar njerëzit të lënë cigaren dhe produktet e tjera tradicionale të duhanit.’
Philip Morris International: Drejt një të ardhme pa tym
Philip Morris International (PMI) është një kompani lider ndërkombëtare e duhanit që po punon në mënyrë aktive për të krijuar një të ardhme pa tym dhe po zgjeron portofolin e saj për të përfshirë produkte jashtë sektorëve të duhanit dhe nikotinës në planin afatgjatë. Portofoli aktual i produkteve të kompanisë përbëhet kryesisht nga cigare dhe produkte pa tym. Që nga viti 2008, PMI ka investuar më shumë se 12.5 miliardë dollarë në zhvillimin, kërkimin shkencor dhe promovimin e produkteve novatore pa tym, për përdoruesit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinë duhan. Me synimin për të eliminuar plotësisht shitjet e cigareve.
Kjo parashikon zhvillimin e kapaciteteve shkencore të fjalës së fundit. Veçanërisht në fushat e toksikologjisë sistematike paraklinike, kërkimeve klinike dhe studimeve që kryhen në treg pas dhënies së autorizimit. Në vitin 2022, PMI bleu Swedish Match, prodhuesin më të madh të produkteve të nikotinës orale, duke u bërë kështu lider në kategorinë e produkteve pa tym udhëhequr nga markat IQOS dhe ZYN. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka klasifikuar pajisjet me ngrohje IQOS dhe qeskat e nikotinës – snus nga Swedish Match si produkte duhani me risk të reduktuar. Prej 30 qershorit të 2024, produktet pa tym të PMI janë të disponueshme në 90 tregje dhe PMI vlerëson se 36.5 milionë të rritur në mbarë botën i përdorin ato. Produktet pa tym përbënin afërsisht 38% të të ardhurave totale neto të PMI në nëntë muajt e parë të 2024-ës.
Mbështetur në themele të forta dhe në ekspertizën shkencore, në Shkurt të vitit 2021, PMI ka njoftuar përfshirjen e saj në fushën e mirëqënies dhe kujdesit shëndetësor duke dhënë kontributin e saj me objektiv përmirësimin e jetës.
Prej 30 vitesh, Coca-Cola Bottling Shqipëria është partneri i autorizuar për prodhimin, paketimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri.
Kompania ka një qasje ambicioze ndaj qëndrueshmërisë duke ndjekur veprime konkrete dhe investime afatgjata me synimin për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030.
“Ndër iniciativat e ndërmarra – nënvizon Presidenti i CCBS Luca Busi – evolucioni i paketimeve është thelbësor për produktet tona. Ndaj konvertimi i paketimit dytësor (që përfshin paketimin e përdorur për paletat) me plastikë 100% të ricikluar është investimi i rradhës.
Aktualisht, të gjitha ambalazhet plastike dhe alumini i përdorur për formatet tona janë të riciklueshme. Për më teper, ne përdorim PET 100% të ricikluar, rPET, për disa nga shishet e produkteve tona. Tani fokusi ynë do të shtihet edhe në paketimin e jashtëm, i cili nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me produktin, por është i rëndësishëm për transportin dhe ruajtjen e produktit në pikat e shitjes.’’
‘’Ne kemi prezantuar Roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030 – shprehet Presidenti Luca Busi. Do të angazhojmë të gjitha burimet tona për të realizuar këtë qëllim në kohë, duke zbatuar veprime konkrete me vlerë të shtuar.”
Vini re, vini re! Operacioni “Surpriza në çdo kthesë” nga Maskota Happy ia doli të surprizojë qytetarët dhe të anëtarësojë më shumë se 500 mijë përdorues të lumtur në programin e besnikërisë.
Për t’iu shprehur mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim kaq të madh, që kaq shumë përdorues janë anëtarë të Happy-t, kam zgjedhur që këtë fundvit të surprizoj qytetarë në autobusin “Green Line”. Nga aty, kalimtarë rastësorë më njohin dhe bëhen pjesë e këtij akordi besnikërie mes meje – një maskotë gjigante – dhe teje, një besnik që do të shpërblehet.
Është e vërtetë, kështu funksionon. Happy bën hapa të thjeshtë dhe të sigurt. Gjithçka nis kur ti klikon në këtë link. E plotëson shpejt me të dhënat e tua dhe pastaj kupton botën time të lumtur. Procedurë “tak-fak”: ti klikon dhe shpërblehesh!
Pak suspancë…
Tani, për të ndalur dhe për të zbuluar një mundësi që nuk mund ta humbni! Po për ju, që jeni pjesë e botës Happy çdo ditë, tani ka një arsye edhe më të madhe për të buzëqeshur:
Oferta speciale për Happy Premium!
Këtë fundvit mund të bëheni pjesë e programit Premium për vetëm 2,500 lekë në vit, nga 3,000 lekë në vit që ishte më parë! Po, po! Një mundësi fantastike për t’u shpërblyer. Bëhuni pjesë e një programi që ju ofron atë që s’prisni.
Po çfarë është Happy Premium dhe pse duhet të bëhesh pjesë?
Happy Premium është niveli më i avancuar i programit tonë të besnikërisë, i krijuar për ata që kërkojnë edhe më shumë përfitime ekskluzive dhe shpërblime. Duke u bërë pjesë e Happy Premium:
Përfiton kupona dhe oferta ekskluzive vetëm për anëtarët Premium.
Merr pjesë në surpriza dhe aktivitete speciale, të projektuara për më të përkushtuarit tanë.
Fiton shpërblime më të mëdha dhe me vlerë për çdo blerje që bën.
Si të konvertohesh në Premium? Ndiq videon dhe bëj ‘upgrade’ në lumturi!
Në kuadër të 30-vjetorit të saj, Klik Ekspo Group na çon në një udhëtim historik që nisi në vitin 1994. Si pionier i industrisë së ekspozitave në Shqipëri, Klik Ekspo Group hap dyert e vendit për sipërmarrës dhe investitorë ndërkombëtarë, duke e kthyer Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në një simbol të identitetit të biznesit shqiptar.
Këtë vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës hapi siparin në datën 6 Nëntor me një konferencë të përbashkët diskutimi rajonal për t’I lënë vendin cermonisë hapëse të 30-vjetorit.
Përgjatë ditëve të panairit, i cili vazhdon deri në datën 9 Nëntor, do të ketë një larmi aktivitetesh që nga pavijonet e ndryshme, aktivitetet e frymëzuara nga TED Talks, si dhe shfaqje artistike dhe kulinarie.
Një nga pikat kulmore në ditën e parë të panairit, më 6 nëntor ishte një nderim i veçantë për Coca-Cola Bottling Shqipëria. E pranishme në vend që nga viti 1994, CCBS ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke krijuar mundësi punësimi dhe duke përfaqësuar një markë globale me një impakt të fortë lokal. Gjatë ceremonisë, CCBS u vlerësua me çmimin “30 Vjet Kontribut në Shqipëri” për ndikimin social dhe ekonomik në vend gjatë tre dekadave.
E pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme ishte Sara Fani, Zëvendës Presidente e Coca-Cola Bottling Shqipëria. Nisur nga vlerësimi, Fani foli për vizionin e CCBS-së dhe vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me sektorin e biznesit.
“Ashtu si Klik Ekspo Group, edhe CCBS filloi aktivitetet e saj tregtare në Shqipëri tre dekada më parë, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm që vijon edhe sot. Jam e nderuar të përfaqësoj Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe ju falënderoj për njohjen e partneritetit tonë në biznes. Gjatë këtyre 30 vjetëve, CCBS ka zhvilluar aktivitetet e saj dhe ka krijuar mundësi punësimi ndërsa ekonomia shqiptare ka ndjekur rrugën e saj drejt zhvillimit. Kemi punuar për të krijuar një markë globale me rrënjë lokale, me një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë dhe një rrugë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.”- tha Fani.
Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, u përmbyll më 20 tetor. Ngjarja tërhoqi më shumë se 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera, me mesazhin gjithëpërfshirës për të dalë në pistën e vrapimit dhe për t’ju bashkuar pasionit për sportin. Mes mijëra vrapuesve, eventi pati një moment të veçantë me pjesëmarrjen e atletëve të Special Olympics Albania në kategorinë Special Fun Run më 19 tetor.
Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, Landi Hysi, komentoi mbi vlerën e kësaj pjesëmarrjeje, që shkon përtej vetë garës.
“Ky është një moment i veçantë për ne, për atletët e Special Olympics Albania, për familjet dhe miqtë e tyre, që të jenë pjesë e këtij manifestimi. Është një dëshmi konkrete se si sporti mund të ndërtohet hap pas hapi, me vepra të thjeshta, ku së bashku ‘shkrijmë’ barrierat për atletët me aftësi të kufizuara intelektuale dhe me një grup të mrekullueshëm që na bën krenarë me përkushtimin dhe guximin e tyre.
Special Olympics Albania është e vetmja organizatë sportive në Shqipëri që u dedikohet personave me aftësi të kufizuara intelektuale, duke u angazhuar të vendosë sportistët në qendër të çdo aktiviteti, si drejtues dhe përfitues të drejtpërdrejtë.
Jemi mirënjohës për mbështetjen e Coca-Cola, e cila gjithmonë ka besuar në ndikimin transformues të sportit në jetën e njerëzve. ” tha Hysi.
Atletët e Special Olympics, si pjesë aktive e Maratonës së bashku me atletë të tjerë dhe entuziastë të vrapimit, përfaqësuan në zemër të Tiranës dëshirën për t’u bashkuar dhe për të kapërcyer çdo margjinalizim.
Atletët e Special Olympics Albania morën pjesë së fundmi edhe në Lojërat Botërore Special Olympics 2023 në Berlin, ku për herë të parë vendi ynë u përfaqësua me 10 atletë që garuan në sporte si noti, peshëngritja, atletika dhe basketbolli, duke siguruar një medalje të artë, dy medalje argjendi dhe dy medalje bronzi. Edhe në këtë rast, Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), që prej 30 vitesh prodhon dhe shpërndan produktet e Coca-Cola Company në vend, ishte pranë Special Olympics Albania, atletëve dhe stafit të saj.
Partneriteti i bashkëpunimit mes Special Olympics dhe Coca-Cola Company, si partner themelues dhe sponsor global, daton që nga viti 1968, që është edhe fillimi i organizatës. Ky marrëveshje u rinovua qershorin e kaluar për tetë vjet deri në vitin 2031, duke shënuar rinovimin më të gjatë në historinë e partneriteteve.
Kjo është një dëshmi e besimit të sistemit Coca-Cola, në të gjithë botën, në misionin e Special Olympics për të treguar potencialin e pakufizuar të individëve me aftësi intelektuale të kufizuara dhe për të festuar fuqinë e bashkimit që dhuron sporti. Coca-Cola mbështet programet, atletët dhe eventet e Special Olympics përmes donacioneve monetare por edhe në natyrë, vullnetarizm dhe nismat për rritjen e ndërgjegjësimit dhe është krenare që e bën këtë edhe në Shqipëri.
Më 25 shtator te Piramida e Tiranës, u zhvillua’Lifestyle Conference’ – Konferenca e 11-të mbi ‘Stiline jetesës dhe reduktiminedëmit.’ Dr. Adrian Hoxha, kryetar i Shoqatës sëShëndetit Publik, njëkohësisht organizator i këtij eventi, mbajti fjalën hapëse të konferencës duke theksuar rëndësinë e kësaj konference për individin e popullatën.
”Konferenca mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve është një organizim i vlefshëm drejt një stili jetese më të shëndetshme për individin dhe popullatën. Më duhet ta theksoj që mjekësia ka evoluar një hap më tej duke përfshirë dhe një koncept bashkëkohor si reduktimi i dëmit, që nënkupton çdo përpjekje apo ndryshim që ne ndërmarrim për të jetuar në mënyrë më të shëndetshme.”- u shpreh Dr. Hoxha.
Në panelin e konferencës së 11-të mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve morën pjesë përfaqësues nga Shoqata e Shëndetit Publik, Drejtoria Rajonale e Operatorit tëShërbimeve Shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë si dhe ekspertë të shëndetit publik. Njëelement i veçantë i këtij organizimi ishte dhe kontributi i medias, gazetarëve të shëndetit, sportistëve, dietologëve, farmacistëve, psikologëve dhe ekspertëve të teknologjisë duke ndarë me audiencën eksperiencën e tyre personale dhe profesionale.Këtë element gjithëpërfshirës në diskutimet e konferencës Dr. Hoxha e sheh si një transformim të fushës së mjekësisë.
”Gjithashtu mjekësia sot nuk është më e vetme në përpjekjet e saja, por janë bashkuar dhe degë të tjera si shkencat sociale apo teknologjia, kjo falë dhe evolimit të jetës në ditët e sotme, ku një pjesë të madhe i atribuohet marrëdhënieve sociale dhe teknologjisë si pjesë e pandarë e jona.”- shtoi ai.
Në këtë drejtim u shpreh dhe Dr. Xheladin Dracini, rektor i Universitetit të Mjekësisë.
”Mjeku dikur konsideroj si dikush që merrej me sëmundjen dhe vetë sëmundja ishte frikë, ndërsa gjatë këtyre viteve ka ndodhur një ndryshim i madh, ku nuk është mësëmundja nëqendër të vëmendjes por shëndeti. ’Gardianët’ e shëndetit nuk janë vetëm mjekët por të gjithë profesionet e tjera të lidhura me shëndetin.”- u shpreh Dr. Dracini.
Konferenca u përqëndrua në prezantimin e qasjeve për reduktimin e dëmeve që burojnë nga kequshqyerja, stili i jetesës, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i substancave të dëmshme si drogërat, alkooli, duhani si dhe përdorimi pakontroll i teknologjisë.
Në lidhje me konceptin e reduktimit të dëmit, Dr. Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit u shpreh se rritja e numrit të duhanpirësve në vend është shqetësuese. Ai u shpreh se ka ardhur momenti të zhvendoset fokusi në informimin e publik dhe profesionistëve shëndetësor drejt reduktimit të dëmit.
”Përsa i përket duhanpirjes, ne nuk mund të presim që një duhanpirës që ka vite që konsumon duhan ta lerë menjëherë atë, ndërkohë nëse presim kjo do të thotë që dëmi dhe rreziqet për individin dhe popullatën shtohen.
Ndaj duhet të konsiderojmë konceptin e reduktimit të dëmit si një zgjidhje alternative për të ulur risqet për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të traktit resipirator. Nëse do marrim shembullin e Suedisë, si një rast suksesi, ajo ka vendosur reduktimin e dëmit në plan të parë, edhe para ndalimit të duhanit sepse koha kalon dhe cdo përpjekje drejt reduktimit është në të mirë të gjithësecilit prej nesh..”- u shpreh eksperti Shuperka.
Teksa ’Lifestyle Conference’ trajtonte dhe çështjet e teknologjsë dhe dizinformimit Dr. Shuperka pati edhe një koment.
”Ndërkohë duhet ritheksuar dhe njëherë stigma që qarkullon mbi produktet e duhanit, nuk është nikotina substanca që shkakton kancer, por monoksidi i karbonit dhe katrani që prodhohet kur cigarja digjet. Kjo është një prej arsyeve që ne flasim për produktet alternative me risk të reduktuar që e ngrohin duhanin.”- vijoi ai.
Konferanca e 11-të mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve u mbyll me mesazhin për të përqafuar zakonet e shëndetshme, për të përfocuar marrëdhëniet sociale, ndjekjen e një dietë të balancuar në ngjyra dhe një rutinë aktive për të minimizuar risqet në përditshmërinë tonë.
Banka me shtrirjen më të madhe në Shqipëri dhe shërbime digjitale novatore
Mbështetje për qindra biznese që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit
Angazhim i vazhdueshëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe edukim financiar
Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj ne një mbrëmje Gala me 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.
Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International
dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankes se Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.
Tiranë, 23 shtator – CCBS, partner i autorizuar për prodhimin, ambalzhimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri dhe një aktor prokativ në zhvillimin e vendit gjatë 30 viteve të fundit, ka hedhur bazat drejt një objektivi ambicioz: Synimi për t’u bërë kompania e parë në Shqipëri që arrin Carbon Neutral. Ky synim do të arrihet duke ndjekur një Roadmap që do të përcaktojë investimet e nevojshme për t’u përmbushur deri në vitin 2030.
Roadmap i përgatitur me mbështetjen e konsulentëve, identifikon masat kyçe për të reduktuar gjurmën e karbonit të aktiviteteve të CCBS në vitet në vijim. Në to përfshihen emetimet direkte të kompanisë (të ashtuquajturat Scope 1 dhe 2), të cilat mund të reduktohen përmes novacionit dhe investimeve, si dhe ato indirekte (Scope 3), që lidhen me furnizuesit e lëndëve të para dhe transportin. Për këtë fushë, dialogu me zinxhirin e furnizimit do të jetë thelbësor, duke adoptuar standarde të përbashkëta si dhe duke promovuar një transformim të përbashkët drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit, në bashkëpunim me aktorë të tjerë.
Një element tjetër i vizionit të qëndrueshmërisë së CCBS, që gjatë këtyre viteve ka sjellë investime të shumta, si: vetëprodhimi i 68% të nevojave për energji elektirke për CCBS falë impiantit fotovoltaik, një flotë tregtare me 99 automjete elektrike në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Vlorë, si dhe një përdorim të shtuar të materialeve të ricikluara (si PET i ricikluar – rPET) për ambalazhet e pijeve të shpërndara në të gjithë vendin.
CCBS do të monitorojë çdo vit gjurmën e karbonit sipas standardeve të njohura, duke planifikuar dhe zbatuar nisma domethënëse për reduktimin e tij: këto përfshijnë adoptimin e burimeve alternative të energjisë si një bolier elektrik, monitorimin e kompresorëve të ajrit, pompa kontrolli dhe zëvendësimin e frigoriferëve në pikat e shitjes me frigoriferë të rinj me eficencë energjie. Gjithashtu, do të zbatohet një plan për transformimin e të gjithë flotës tregtare në makina elektrike (nga 99 automjete aktuale në 224 automjete deri në vitin 2030.
Sipas vlerësimeve të bëra, këto investime do të mundësojnë një reduktim prej 87% të gjurmës aktuale të karbonit për Scope 1 dhe 2, deri në vitin 2030. Për emëtimet Scope 3, që janë më sfiduese pasi kërkojnë një evolucion paralel nga partnerët dhe furnizuesit, dialogu me të gjitha palët e interesuara do të jetë një prioritet, duke pasur parasysh ndikimin në emetimet totale. Evolucioni i paketimeve do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, përmes një reduktimi të mëtejshëm të peshës së paketimeve në PET dhe alumin, si dhe rritjen e përdorimit të shisheve të ricikluara në portofolin e produkteve. Nga viti 2024, edhe shiriti mbështjellës i paketimeve do të realizohet nga plastika e ricikluar 100%. Emetimet e pareduktueshme do të kompensohen përmes iniciativave të kompensimit për Scope 1, 2 dhe 3.
“Kur vendoset një objektiv, nevojitet një Roadmap i qartë dhe ky është rezultati i muajve të punës së palodhur nga gjithë ekipi i CCBS me konsulentët e fushës, për të cilët jam jashtëzakonisht krenar” – deklaroi Luca Busi, President i CCBS
“Së fundmi festuam 30-vjetorin tonë në vend dhe dëshirojmë të vazhdojmë të jemi një sipërmarrje largpamëse, duke sfiduar veten për të përmirësuar vazhdimisht procesin tonë të punës, duke kontribuar në përcaktimin e standardeve të reja dhe duke marrë pjesë në tryezat e diskutimit midis komunitetit të biznesit, institucioneve dhe shoqërisë civile shqiptare. Viti 2030 është një pikë referimi për të gjithë ata që e shohin rrugën drejt praktikave më të qëndrueshme si një përpjekje e përbashkët. Si CCBS, ne do të angazhohemi që investimet tona në rritjen e eficencës, rinovimin e linjave tona të prodhimit dhe përmirësimin e operacioneve të jetë konkrete dhe me impakt.”- përfundoi Presidenti i CCBS-së.