Modric gati për sezonin e dytë me Milanin: Jap maksimumin, ja çfarë synoj…

Modric gati për sezonin e dytë me Milanin: Jap maksimumin, ja çfarë synoj…

Luka Modrić ka ndarë pritshmëritë dhe synimet e tij për sezonin e dytë me fanellën e Milanit. Në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, kroati foli qartë për objektivat e tij dhe atë që pret nga sezoni i ri.

“Nuk mendova kurrë se ajo mund të ishte ndeshja ime e fundit me Milanin. Në thellësi të vetes, e dija se doja të vazhdoja, por në të njëjtën kohë, më duhej të sistemoja faktorë të tjerë që do ta bënin këtë të mundur. Tani jam këtu dhe jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Kam qëndruar gjatë gjithë kohës në kontakt me njerëzit e Milanit dhe, edhe kur isha në Botëror, Milani ishte gjithmonë në mendjen time.”

“Duhet të synosh gjithmonë më të mirën: prandaj jam këtu, ky është objektivi im. Ne ndajmë të njëjtat qëllime me klubin, pronarët dhe trajnerin – dhe pikërisht për këtë arsye vendosa të rikthehem. Ishte zhgënjyese që nuk munda ta ndihmoja skuadrën ashtu siç e kisha ndihmuar para dëmtimit; ishte një periudhë vërtet e vështirë për mua. Nuk e arritëm objektivin tonë, por më mbeten shumë gjëra të tjera pozitive: atmosfera brenda klubit dhe në dhomën e zhveshjes, si dhe mënyra se si u sollëm. Qëndruam gjithmonë të bashkuar dhe u bëmë vërtet një grup solid. Kjo bëri që të ndieja respekt të madh nga të gjithë.”

UEFA Europa League/ Egnatia pret Lillestrøm, nesër sfida e parë e play-off-it

UEFA Europa League/ Egnatia pret Lillestrøm, nesër sfida e parë e play-off-it

Egnatia rikthehet në fushën e saj për një tjetër mbrëmje të madhe europiane. Rrogozhinasit do të luajnë nesër në “Arena Egnatia” ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Europa League ndaj norvegjezëve të Lillestrøm, në orën 19:00.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Shamrock Rovers, Egnatia ka siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në play-off-in e Europa League, duke garantuar njëkohësisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 ndaj Shamrock Rovers në “Arena Egnatia”. Një rezultat që jo vetëm përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Irlandë, por i dha klubit rrogozhinas një tjetër mundësi për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian për klube.

Përballë do të jetë Lillestrøm, një tjetër sfidë e rëndësishme për Egnatian në aventurën e saj europiane. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rrogozhinë, ndërsa përballja e kthimit do të luhet në Norvegji.

Egnatia synon të vijojë të shkruajë historinë dhe të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Thellohet kriza, Kreu i Premier League del hapur kundër FIFA-s dhe Infantinos: Ka shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Thellohet kriza, Kreu i Premier League del hapur kundër FIFA-s dhe Infantinos: Ka shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kriza që ka përfshirë FIFA-n dhe Gianni Infantino-n po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Pas përplasjeve me UEFA-n dhe Federata të ndryshme europiane, tashmë edhe Premier League del hapur në frontin kundërshtar.  Së fundmi, kreu i Premier League, Richard Masters nuk kurseu kritikat ndaj drejtimit të FIFA-s.

“Është një problem i krijuar nga FIFA – vazhdon kreu i Premier, është vetëlëndim. Pasojat e atij qëndrimi tani po kushtëzojnë gjetjen e zgjidhjeve. Nuk besoj se FIFA duhet të marrë në konsideratë shitjen e një kuote të Kupës së Botës. Është një organizatë jofitimprurëse. Ishte një ide e keqe dhe Federata angleze ka mbajtur qëndrim korrekt ndaj Infantino-s”.

Rezultoi pozitiv me kokainë, pezullohet ylli i tenisit

Rezultoi pozitiv me kokainë, pezullohet ylli i tenisit

Ylli australian i tenisit Nick Kyrgios është pezulluar përkohësisht pasi rezultoi pozitiv me kokainë. Kyrgios, 31 vjeç, i cili për herë të fundit arriti në një finale Grand Slam-i në Wimbledon në vitin 2022, dështoi në një test antidoping gjatë një eventi të ATP-së në Mallorca më 22 qershor.

“Më 17 korrik 2026, një laborator i akredituar nga Agjencia Botërore Antidoping (WADA) konfirmoi praninë e benzoylecgonine, një metabolit i kokainës”, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA).

Kyrgios renditet aktualisht në vendin e 919-të në klasifikimin e ATP-së për meshkuj. Vlen të theksojmë se ish-numri 13 në botë ka fituar shtatë tituj në karrierë.

Zbardhet dëshmia e Ylli Zallës në gjykatë: Duan të më vrasin! Pse vendosa të vetëdorëzohem. I prisja që të…

Zbardhet dëshmia e Ylli Zallës në gjykatë: Duan të më vrasin! Pse vendosa të vetëdorëzohem. I prisja që të…

“Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin”. Kështu është shprehur para Gjykatës së Tiranës Ylli Zalla, i cili u arrestua pas disa muajsh në arrati dhe sot u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës gjyqësore, 49-vjeçari ka mohuar se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka pretenduar se ndodhet nën kërcënim për jetën.

“Duan të më vrasin. Policia më ka futur në hasmëri me…”, mësohet të ketë deklaruar Zalla para gjykatës, duke iu referuar edhe sulmit me tritol ndaj banesës së tij, ngjarje pas së cilës ai publikoi një video.

Mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar argumentin se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas avokatëve, armët dhe municionet e sekuestruara gjatë arrestimit janë gjetur në një zonë me ferra, pas banesës së tij, dhe nuk kanë qenë të ruajtura apo të ambalazhuara në mënyrë që të tregonin përdorim të menjëhershëm.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Zallën.