Home > SHQIPËRIA

“Do doja të kisha patur shumë fëmijë” Shkrimtarja Flutura Açka flet për humbjen e të birit dhe ditët e para si deputete

“Do doja të kisha patur shumë fëmijë”

 

Një grua që ktheu në fjalë e fjalët në libër, dhimbjen për humbjen e të birit, Flutura Açka e ftuar në “Vila24”, ndau me moderatoren Brunilda Lahe burimin e forcës së saj për ta përballuar çdo ditë, pas asaj dite të zezë.

Ajo thotë se qëndron në këmbë për të birin, e më pas shton se do kishte dashur që të kishte patur edhe fëmijë të tjerë. Më tej ajo ndalet tek preferenca e saj për kafenë, duke veçuar këndin e saj të preferuar me shumë diell në shtëpi dhe atë kafenë e filtuar që e pi duke shoqëruar rutinën e ditës, ndërsa thotë se nuk i pëlqejnë kafetë e gjata tipike ku bëhen biseda e zgjidhen probleme nga me të ndryshmet.

 

Flash News

News24 Livestream