Home > Vila24 Lajmet

“Tregimet e Borisit” libri për fëmijë me histori e ilustrime origjinale

Boris Metaj është një djalë i vogël i cili ka surprizuar moshatarët e tij me historitë që nuk donte t’i mbante vetëm për vete.

Ngjarjet që përshkruhen në këtë libërth, titulluar “Tregimet e Borisit”, marrin shkas nga koha e kaluar gjatë karantinës me gjyshërit. Borisi, i ftuari i Androniki Kolkës, në “Vila24”, ndërsa shfletonte librin, është ndalur edhe tek rrëfenjat e preferuara.

Në studio, bashkë me të ishte dhe e gjyshja, publicistja Raina Kovaçi e cila ndihej e kënaqur me të nipin, duke e parë me shumë vlerë angazhimin e gjyshërve dhe mbështetjen për nipërit e mbesat që ata të kenë aktivitetin e tyre në art apo sport.

News24 Livestream