Home > Vila24 Lajmet

Trajtimi i ankthit dhe teknikat për t’u kthyer në normalitet, flet psikologia Anxhela Peza

Psikologia Anxhela Peza, e ftuar tek “Vila24” ka folur mbi teknikat e trajtimit të ankthit. Ajo ka shpjeguar simptomat se kur mund të bindemi se jemi prekur nga ankthi, ndërsa u ndal tek mënyrat se si mund të lehtësojmë këtë shqetësim. E pyetur nga moderatorja Androniki Kolka, Peza tha se duhet të përqendrohemi tek frymëmarrja si hapi i parë për të lënë pas ankthin. Ajo shton se medikamentete nuk bëjnë shërimin e plotë të personave që vuajnë, pasi rrezikojnë të kthehen sërish tek problemet e mëparshme. Ajo këshillon takimin me specialistë të fushes, psikologë apo psikiatër që të ndiqet siç duhet problematika. Peza i  referohet librit të saj “Teknikat për trajtimin e ankthit”, duke u shprehur se ankthi mund të prekë këdo nga ne.

News24 Livestream