Home > Sport News Lajmet

Efekti Broja, Reja befasoi Lalën: Se kuptova trajnerin, u emocionova, doja të futesha në fushë

Shqipëria na dhurojë emocione të forta, bashkoi të gjithë zemrat kuqezi në një ëndërr të madhe e cila fatkeqësisht u zbeh pas humbjes me Poloninë. Tani vetëm matematika dhe përllogaritë imagjinare na mbajnë në lojë por e sigurt është që na pret një e ardhme e bukur dhe shumë shpresëdhënëse. Altin Lala, ish kapiteni i famshëm kuqezi, ishte i pranishëm në “Air Albania” ku shijojë live spektaklin e tifozëve por që fatkeqësisht fundi ishte i hidhur, jo vetëm për humbjen që pësuan, por dhe për atë episod pas golit të polakëve që solli ndërprerjen e sfidës për 15 minuta. I ftuar special në “News24”, në emisionin “Sport News”, të moderuar nga Enxhi Biba, Altin Lala analizoi këtë përballje dhe çfarë pret nga dy ndeshjet e mbetura në kualifikueset e botërorit. Për herë të parë Lala foli edhe për Armando Brojën, një sulmues për të cilin flet me fjala të mëdha, i befasuar, por më shumë se sa paraqitjet e sulmuesit 20-vjeçar, Lala u befasua nga vendimi i teknikut italian për të lënë në stol Brojën:


Flash News

News24 Livestream