Zvicra dërgon në “ferr” Serbinë, Shaqiri u “servir” eliminimin, Helvetët kualifikohen falë grintës

Natë magjike për Zvicrën dhe jo vetëm. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me shokë dhuruan emocione sonte në Kupën e Botës, duke mundur 3-2 Serbinë dhe duke u kualifikuar.
Kombëtarja serbe e mbyll në mënyrën më të keqe rrugëtimin në Katar, me një disfatë ndaj një rivali jo vetëm në fushë, por edhe më gjerë.
Xherdan Shaqiri do tregonte klasin e tij në minutën e 20-të. Lojtari shqiptar por me pashaportë zvicerane do realizonte në portën serbe, duke dërguar në festë tifozerinë.
Ekipi i Stojkoviç do përfitonte nga një përgjumje e Helvetëve në pjesën e parë për të përmbysur shifrat. Fillimisht Mitroviç vendosi ekuilibrat, ndërsa për përmbysjen mendoi Vlahoviç.
Të besuarit e Murat Yakin do bënin çmos që të shkonin në dhomat e zhveshjes të paktën me barazim dhe do përmbushnin këtë mision pas golit të Embolo.
Zvicra mori epërsinë në fillimin e pjesës së dytë me Freuler. Me qetësinë që i karakterizon rezultati do mbrohej, për të marrë kështu një kualifikim të merituar, 6 pikë në vendin e dytë. Zvicra do të përballet në fazën tjetër me Portugalinë.
Artikuj të tjerë:
Flash News
03:05 / Turqia: Diskriminimi, ksenofobia s'njohin kufij në Evropë
02:11 / Aeroplani u ngrit në aeroportin e Cauayan City në Isabela
02:10 / Një aeroplan zhduket në provincën veriore të Filipineve
02:06 / Iran, banditët u larguan nga vendi i ngjarjes pas sulmit
02:05 / Dy oficerët e policisë u sulmuan kur patrullonin me kolegët
02:04 / Dy oficerë policie të vrarë në juglindje të Iranit