Home > SPORT BOTA

U diagnostifikua me kancer, sulmuesi i Bundesligës do të operohet nesër

U diagnostifikua me kancer, sulmuesi i Bundesligës do të operohet

Sulmuesi i Hertha Berlin, Jean-Paul Boetius, u diagnostikua me kancer në testikuj. Këtë e ka bërë të ditur sot klubi gjerman.Ai është lojtari i katërt i Bundesligës që rezulton me një diagnozë të tillë këtë sezon, pas Timo Baumgartl (Union), Marco Richter (Hertha), Sebastian Haller (Dortmund).

Boetius, i cili është 28 vjeç, do të operohet nesër. “Sado i hidhur të jetë ky lajm në fillim, ne jemi plot shpresë dhe besim që Jean-Paul do të shërohet dhe do të kthehet në rrethin tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Derisa të kthehet, ai do të ketë të gjithë mbështetjen që mund të marrë nga ne.

Ne do të qëndrojmë së bashku si një familje Hertha dhe i urojmë atij më të mirat. Sapo të ketë më shumë të dhëna për procesin e shërimit, Hertha do të informojë. Deri atëherë, ju kërkojmë që të mos bëni pyetje për respekt për privatësinë e tij”- Pohoi drejtori sportiv i Herthës, Fredi Bobic.

Flash News

News24 Livestream