Home > SPORT BOTA

U dëmtua në ndeshjen e parë me Juventus, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Di Maria

U dëmtua në ndeshjen e parë me Juventus, ja sa do të

Goli i shkëlqyer me të majtën bëri që “Allianz Stadium” të ngrihej në këmbë, i mbushur plot edhe për praninë (debutimin) e tij. Starti i Angel Di Maria me fanellën e Juventusit ishte një përzierje emocionesh të ndryshme.

Në pjesën e dytë, megjithatë, “El Fideo” u detyrua të ndalonte, duke bërë që Massimiliano Allegri ta zëvendësonte për shkak të një problemi fizik. Prej aty filloi pritja për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.

Pasi u paraqit në “JMedical” sot në mëngjes, Di Maria kreu të gjitha testet e nevojshme instrumentale, të cilat më pas u komunikuan nga klubi bardhezi:

“Angel Di Maria iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike mëngjesin e sotëm në ‘JMedical’, të cilat zbuluan një lezion të shkallës së ulët të muskulit zgjatues të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh ai do të rivlerësohet përsëri”.

Flash News

News24 Livestream