Home > SPORT BOTA

Starti më i keq i United në 101 vite, “ngujohet” Ronaldo, stërvitet dhe drekon vetëm

Starti më i keq i United në 101 vite, “ngujohet” Ronaldo,

Man.United preku fundit të shtunën teksa Brentford i shkaktoi një humbje shumë të rëndë, një humbje me “poker” golash brenda pjesës së parë. Dy humbjet radhazi në këtë start të Premier League e kanë bërë atmosferën shumë mbytëse, Erik ten Hag bëhet trajneri i parë në 101 vite histori të klubit që pëson dy humbje në dy sfidat e para. Turpërimi i pësuar ka detyruar trajnerin Ten Hag t’i hap dritën jeshile largimit të C.Ronaldo-s.

Në fakt, që përpara startit të këtij sezoni, dëshira e Ronaldo-s ishte e qartë, kërkonte të largohej nga “Old Traford” teksa nuk pranoi të bashkohej me ekipin gjatë fazës përgatitore. Veprimi i tij i radhës ishte braktisja e ekipit përpara se të përfundonte miqësorja kundër Rayo Vallecano. Për ti vënë kapakun këtij vendimi janë dy humbjet e radhës.

Ronaldo është shkëputur totalisht nga pjesa tjetër e ekipit, stërvitet në mënyrë të diferencuar ndërsa është parë duke drekuar i vetëm në mensën e klubit. Kjo nuk është një situatë e lehtë për Ronaldo-n i cili vijon në mënyrë të dëshpëruar të gjejë një skuadër të re. Të shumë janë klubet që kanë refuzuar shërbimet e tij, Inter e Milan ishin të fundit.

Flash News

News24 Livestream