Rikthimi në Kombëtare, Dani Alves nuk fsheh emocionet: Nga trishtimi në gëzim, sot është një ditë e lavdishme

Brazili publikoi dje listën e të ftuarve për Botërorin e Katarit që nis pas pak ditësh. Të paktë ishin ata që prisnin që Dani Alves të merrte pjesë në këtë kompeticion, por kështu do të ndodhë, pasi trajneri Tite vendosi ta kishte në grup. Mbrojtësi 39 vjeçar nuk ka fshehur emocionet dhe diçka e tillë duket edhe nga fjalët që thotë.
“Është një ditë e lavdishme, ndaj jam shumë i lumtur. Ky lajm më mbush me krenari dhe kënaqësi. Katër vite më parë e humba rastin për të luajtur në Botëror për shkak të një dëmtimi të rëndë.Atë ditë lotët ishin trishtimi, sot janë gëzimi.
Kur themi: ‘Mos u dorëzo kurrë nga ëndrrat e tua’ është klishe, por është e vërtetë, jam këtu për të vërtetuar këtë. Kanë kaluar katër vjet dhe unë jam kthyer këtu, pas kaq shumë përpjekjesh. Unë besoj që ia vlejti. E di që kurrë nuk do të mund t’i kënaq të gjithë, por nuk dua të zhgënjej ata që më besojnë dhe e njohin dashurinë time” – Tha ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:11 / Polonia do të dërgojë dhe 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë
06:10 / Polonia do të dërgojë 60 tanke PT-91 Twardy në Ukrainë
06:05 / Darias: Kemi një situatë të qëndrueshme epidemiologji-ke
06:01 / Lajmi u njoftua nga ministrja spanjolle e Shëndetësisë
05:01 / Masat përfshijnë kufizime në teknologjitë kryesore
03:03 / Vendimi, me arsyetimin e solidaritetit me vendet e tjera baltike