Home > SPORT BOTA

Po bëhet i “bukur” për Botërorin e Katarit, doktoresha shpjegon: Nejmar ka lëkurë të ndjeshme

Po bëhet i “bukur” për Botërorin e Katarit,

Sulmuesi Nejmar është përzgjedhur për të qenë pjesë e futbollistëve që do të luajnë me kombëtaren e Brazilit në Botërorin e 2022-it. Përpara se të shkojë në një vend të nxehtë si Katari, ai i është nënshtruar një trajtimi estetik në fytyrën e tij. 

Dermatologia Juliana Neiva ka shpjeguar se Nejmar ka një lëkurë të yndyrshme, por të ndjeshme.

“Ne kishim bërë tashmë një plan trajtimi për këtë vit, duke e përforcuar atë për Kupën e Botës. Ishte dëshira dhe objektivi i tij që lëkura të kishte këtë rezistencë dhe t’i linte një rezultat estetik më interesant. Kjo gjeneron vetëbesim. Ai ka lëkurë të yndyrshme, por të ndjeshme. Kjo do të thotë se lëkura e tij është më reaktive ndaj acideve të forta”, u shpreh ajo për median braziliane “UOL Esport”.

Flash News

News24 Livestream