Pjesa e dytë e intervistës Boom, Ronaldo i thotë të gjitha: Ten Hag më provokoi, nëse fitoj Botërorin do të tërhiqem

Cristiano Ronaldo shkaktoi tërmet në një intervistë me Pirs Morgan, të publikuar pak ditë më parë. Ashtu siç ishte planifikuar, sot është publikuar edhe pjesa e dytë e bisedës, në të cilën ylli portugez ka thënë edhe të vërteta të tjera. Gjithashtu, ai shtoi se nëse fiton Botërorin, do të tërhiqet.
“Ndeshja me Tottenham dhe Ten Hag-Ndjej keqardhje që u largova nga stadiumi. Me shumë mundësi, nuk di të them me 100%, por le të themi se më vjen keq që e bëra. Por në të njëjtën kohë, u ndjeva i provokuar nga trajneri. Nuk ia lejoj vetes që një trajner të më futë në lojë për 3 minuta. Më vjen keq, nuk jam ai lloj lojtari.
Unë e di se çfarë mund t’u jap skuadrave. Isha unë dhe 8 lojtarë, por ata përmendën vetëm emrin tim, të gjithë e bëjnë këtë. Vitin e kaluar, shumë lojtarë bënë të njëjtën gjë. Në atë ndeshje, 8 lojtarë bënë të njëjtën, por ata flasin vetëm për delen e zezë që jam unë. Gjë të cilën e kuptoj plotësisht, në rregull, i kërkoj falje trajnerit dhe për mua kapitulli ishte mbyllur.
Ndjesia që Ten Hag më përmendte mua që nuk kisha bërë fazën përgatitore, ndaj duhej të prisja për momentin tim, unë e kuptoja. Nuk dua të tregoj pikat, por nuk është përdorur e njëjta procedurë me të gjithë lojtarët. Nuk do të përmend emra, por nuk veprohej në të njëjtën mënyrë.
Kanë ndodhur gjëra të tjera që njerëzit nuk i njohin. Dhe nuk po e fsheh që empatia me trajnerin nuk është e mirë. Unë jam i ndershëm.
Ai nuk më respekton në mënyrën që meritoj. Por gjërat janë kështu. Ndoshta kjo është arsyeja pse në ndeshjen ndaj Totenhemit unë u largova.
Dakord, nuk më aktivizove ndaj Sitit për shkak të respektit ndaj karrierës dhe ti do të më aktivizosh për tre minuta ndaj Totenhemit. Nuk ka asnjë kuptim.
Mendoj se e bëri me dashje, se për shembull në ekipin kombëtar dhe klube të tjera, nëse trajneri do të më aktivizojë për 5 minuta nëse ka një dëmtim apo kanë nevojë vërtetë për mua, unë do të ndihmoj. Por në atë mënyrë unë u ndjeva i provokuar, jo vetëm për atë ndeshje, por edhe më parë. Tërhiqem nëse fitoj Kupën e Botës” – Tha ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut