Home > SPORT BOTA

Një “engjëll” për Allegri-n, Di Maria-Vlahovic debutim perfekt, por në shtëpinë e Juves mbajnë frymën

Një “engjëll” për Allegri-n, Di Maria-Vlahovic

Juventus nuk gabon asgjë në start, përkundrazi, “Zonja e Vjetër” shkëlqen falë dyshes Di Maria-Vlahovic. Argjentinasi dhuron show personal, një gol një asist, më mirë se kaq nuk mund të shkonte, për një dëmtim bëri që argjentinasi të largohej përpara kohë. Me Di Maria-n në krahë shkëlqen edhe Dusan Vlahovic, autor i një dopjetë.

Në “Stadium” kundër Sassuolo, Di Maria zhbllokoi sfidën me një gol shumë të bukur në minutën e 26-të. Në fundin e pjesës së parë, Vlahovic fitoi një 11-metërsh, po vetë nga pika e bardhë e penalltisë dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat. Në minutën e 51-të, Di Maria dhuroi një asist të pastër për sulmuesin serb që nuk fali duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0:

“Është më të vërtetë një kënaqësi e veçante të luash me kampionë të tillë. E falënderoj për asistin, shpresojë të vazhdojmë kështu”, u shpreh Vlahovic për Di Maria-n në përfundim të sfidës. Trajneri Allegri nuk është shumë i shqetësuar për gjendjen e Di Maria-s, ndërsa në përfundim të sfidës i bëri elozhe transferimit tjetër të kësaj merkatoje vere, brazilianit Bremer.

Flash News

News24 Livestream