Në Argjentinë të sigurt, zbulojnë lëvizjen e radhës të Leo Messi-t

Pas transferimit të C.Ronaldo-s te Al-Nassr, tifozët e futbollit janë kurioz për të kuptuar të ardhmen e Lionel Messi-t. “Pleshti” është në përfundim të kontratës me PSG, i skadon në fund të këtij sezoni. Në mënyrë surprizë, Leo nuk është më aq i bindur për të vijuar karrierën në Paris, triumfi në Botëror ka bërë që të reflektojë më gjatë.

Nga Argjentina, mediat shkruajnë se Messi ka vendosur të largohet nga Parisi, së fundmi ka refuzuar ofertën për të rinovuar kontratën. Suksesi në Botëror ka plotësuar yllin argjentinas, tani as një sukses i mundshëm me PSG në Champions nuk e josh më. Mediat shtojnë se opsionet mbeten të njëjta, një transferim në Florida tek Inter Miami dhe opsioni për tu rikthyer në Barcelonë, pista e fundit është pak më e ndërlikuar pasi marrëdhëniet e Messit me Laporta-n janë ftohur shumë.
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:05 / Një stuhi pritet të godasë edhe verilindjen e SHBA-së
06:04 / Nju Jorku do të përjetojnë temp. të ulëta deri ditën e sotme
06:03 / Stuhia ka detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet
06:02 / Energjia elektrike mungon dhe në Tenesi e Misisipi
06:01 / Mbi 500,000 njerëz janë pa energji në Teksas, Arkansas
06:00 / 8 të vdekur nga stuhia në jug të Shteteve të Bashkuara