Napoli-Bajrami, Spalletti përfshihet në negociata, zbulohet kushti që e sjell tek blutë

Napoli ka nisur punën për të gjetur një zëvendësues për Insigne, në listën e përpiluar nga drejtuesit e klubin së fundmi është përfshirë edhe Nedim Bajrami. Pak ditë më parë, kur u bë publik lajmi se Napoli kërkonte shërbimet e Bajramit, presidenti i Empolit nxitojë duke theksuar se fantazisti kuqezi nuk largohet në janar, por nuk i mbylli dyert Napolit për një transferim të mundshëm në fund të sezonit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në këtë tratative do të përfshihet personalisht edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili do të flas me mikun e tij Andreazzolli, për të kuptuar nëse Bajrami është realisht gati për të bërë një hap të tillë përpara. Në çdo rast, është e qartë që merkato e Napolit do të varet shumë nga prezenca në Champions ose jo sezonin e ardhshëm. Nëse napolitanët sigurojnë një vend mes katër ekipeve të para në Serie A janë të detyruar të investojnë në merkato, në këto kushte Bajrami bën pjesë në listën e shpenzimeve.
(BalkanWeb)
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:13 / Zgjedhjet në Himarë, 113 vota Berisha dhe 9 vota Ibsen Elezi
21:12 / Zgjedhjet në Vlorë, 836 vota Berisha dhe 46 vota Ibsen Elezi
21:11 / Zgjedhjet në Durrës, 1089 vota Berisha dhe 151 vota Ibsen Elezi
21:10 / Zgjedhjet në Kolonjë, 356 vota Berisha dhe 38 vota Ibsen Elezi
21:09 / Zgjedhjet në Devoll, 1082 vota Berisha dhe 135 vota Ibsen Elezi
21:08 / Zgjedhjet në Maliq, 1266 vota Berisha dhe 10 vota Ibsen Elezi