Home > SPORT BOTA

Mungesat dhe situata në grup, Allegri: Ndeshja e parë është intriguese

Mungesat dhe situata në grup, Allegri: Ndeshja e parë është

Juventus nis kampionatin e saj të Serie A të hënën në mbrëmje, ku do përballen me Sassuolon në shtëpi. Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i bardhezinjve, Maximilliano Allegri. Numri një i pankinës bardhezi përmend situatën e disa lojtarëve të veccantë, apo edhe për grupin në përgjithësi.

“Skuadra ka punuar mirë në muajin e fundit, por vetëm ndeshja ka rëndësi. Ndeshja e parë është intriguese, kundër një Sassuolo teknike që na mundi në shtëpi vitin e kaluar.

Duhet të luajmë si skuadër, është e para në shtëpi dhe stadiumi do të jetë plot, kemi nevojë për entuziazëm. Ne kemi Rabiot dhe Kean jashtë për shkak të skualifikimit.

Ne kemi Szczesny, Arthur, Chiesa dhe Pogba jashtë. Iu them se ka zëra në treg për brazilianin. E njëjta gjë për Kaio, McKennie është në dispozicion” – Tha ai.

Flash News

News24 Livestream