Home > SPORT BOTA

“Mezi po pres”, legjenda Pele nuk ka dyshime: Ja kush kombëtare e fiton Botërorin

“Mezi po pres”, legjenda Pele nuk ka dyshime: Ja kush kombëtare

Na ndajnë vetëm 10 ditë nga nisja e Kupës së Botës 2022. Teksa shumë kombëtare kanë publikuar listat dhe disa të tjera priten, ka pasur reagime të shumta nga futbollistë dhe ish-futbollistë.

Një ndër ta është edhe legjenda e Brazilit Pele. Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe i është dhënë titulli “më i madhi” nga FIFA.

Përmes një postimi në Twitter, Pele është shprehur se ndjen se Brazili do të fitojë Kupën e Botës.

“Kupa e Botës është vetëm dhjetë ditë larg dhe unë mezi pres të shoh Kombëtaren tonë të dalë në fushë. Ata madje mund të mendojnë se jam shumë i sigurt, por ndjej se do të shohim përsëri Brazilin të fitojë”, është shprehur ai.

Rikujtojmë se Pele është i vetmi futbollist që ka fituar tri herë Kupën e Botës FIFA në 1958, 1962 dhe 1970. Ai gjithashtu është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Brazilin me 77 gola në 93 ndeshje,

Flash News

News24 Livestream