Liverpool gati për “erën” e re, klubi i The Reds në shitje, pronari pret ofertën e duhur

Ditë mjaft e rëndësishme për Liverpool. Pasi mësuan se Real Madridi do të ishte rivali i tyre në 1/8 e Champions League, tifozët e të kuqve mësuan se skuadra e tyre është në shitje. Kjo është bërë e ditur nga The Athletic, e cila raporton se Fenway Sports Group (FSG), pronari aktual i të kuqve, po pret për të dëgjuar ofertat. Ky informacion u konfirmua edhe nga AS, e cila kishte akses në deklaratën e pronarëve të Liverpool.
Por procesi i shitjes sapo ka filluar dhe Goldman Sachs e Morgan Stanley do të marrin pjesë në tratativa. Po kështu, dhe sipas të njëjtave informacione, edhe pse ende nuk është e qartë nëse mund të gjendet një blerës i ri për Liverpool-in apo jo, e vërteta është se FSG e ka nxjerrë në shitje pas 12 vitesh.
Kjo është ajo që del nga një deklaratë në të cilën AS dhe The Athletic kanë pasur akses dhe e cila thotë si më poshtë: “Ka pasur një sërë ndryshimesh të pronësisë kohëve të fundit dhe thashetheme për ndryshime pronësie në klubet e EPL dhe në mënyrë të pashmangshme ne jemi pyetur rregullisht për prona e Fenëay Sports Group në Liverpool. FSG ka shprehur interesim për palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë të Liverpool-it”.

Artikuj të tjerë:
Flash News
03:12 / Një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkakun e aksidentit
03:11 / SF-260 TP Marchetti u pa duke zbritur në një fushë në Bataan
03:10 / Rrëzohet avioni trajnues në Filipine, dy pilotë të vrarë
03:02 / Operacioni në Somali kishte në shënjestër Bilal al-Sudani
02:04 / Rusia ka vrarë mijëra civilë, miliona të tjerë janë larguar
02:03 / Luftimet më të ashpra për momentin janë rreth Bakhmutit