Home > SPORT BOTA

“Këpuca e Artë” për Lewandowskin, sulmuesi merr çmimin prestigjioz për vitin e dytë radhazi

“Këpuca e Artë” për Lewandowskin, sulmuesi merr

Robert Lewandowski mori sot “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi. Sulmuesi polak i Barcelonës u vlerësua si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Europë.Shifrat flasin vetë dhe nuk të lënë shteg për dyshime, pasi numri i golave të shënuar prej tij ka qenë mjaft i lartë. Në fjalën e tij pas çmimit, 34 vjeçari u shpreh i lumtur.


“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe i motivuar për këtë sfidë të re.Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Këtu ata duan vetëm një gjë, te fitojnë tituj” – Tha ai pas çmimit.

Flash News

News24 Livestream