Home > SPORT BOTA

Jo vetëm fushat e blerta, CR7 ‘mbret’ i rrjeteve sociale, bëhet personi i parë në botë që tejkalon shifrën e 300 milion ndjekësve në “Instagram”

Jo vetëm fushat e blerta, CR7 ‘mbret’ i rrjeteve sociale,

Jo vetëm dominim total në fushën e lojës, Ciristiano Ronaldo kryeson edhe “botën virtuale”, atë të rrjeteve sociale.

Numri 7, ka arritur një moment historik, ai bëhet i pari njeri në planet, që tejkalon shifrën e 300 milionë ndjekësve në Instagram.

Aktualisht, Ronaldo është duke ndihmuar Portugalinë e tij në “Euro 2020” dhe ishte faktori kyç në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë. Ndërsa në të dytën, atë ndaj Gjermanisë, edhe pse shënoi 1 gol e një asist, nuk mjaftuan për të kaluar gjermanët, të cilët shënuan katër herë në portën e Rui Patricios. Sakaq, vlen të përmendet që CR7, u bë protagonist në një konferencë shtypi pak ditë para sfidës ndaj Hungarisë.

Ai hoqi nga tavolina dy shishe me Coca-Cola, duke i zëvendësuar atë me ujin. Kjo lëvizje rezultoi negativisht për kompaninë e famshme të pijes, e cila humbi pak më shumë se 5 miliardë dollarë brenda pak orësh.

 
News24 Livestream