Home > SPORT BOTA

“Italia duhej të ishte në Katar”, Mancini bën propozimet konkrete për Botërorin: 6 vende të jenë të sigurta

“Italia duhej të ishte në Katar”, Mancini bën

Italia nuk merr pjesë për të dytën herë radhazi në Botëror. Në të dy herët axurrët nuk arritën të kualifikoheshin nëpërmjet play-off. Trajneri Roberto Mancini, në një intervistë të gjatë me Corriere della Sera, është treguar konkret për Italinë e tij, por duke pohuar se e meritontë të ishte në Katar 2022, duke bërë edhe disa propozime:

“Unë kurrë nuk kam besuar te Botërori duke përjashtuar Ekuadorin apo së fundmi Iranin. Mendoj dhe propozoj që kushdo që fiton Kampionatin Evropian, duhet të pranohet menjëherë në Botërorin e ardhshëm. Jo vetëm kampionët e Europës, por të të gjithë kontinenteve.

E them këtë në interes të futbollit dhe të vetë Kupës së Botës. Gjithashtu edhe kombëtarja që ka fituar edicionin e mëparshëm të jetë e sigurt në finalet e Botërorit. Më parë ishte kështu, tani nuk është më. Futbolli nuk merr gjithmonë vendimet e duhura për veten e tij” – u shpreh Mancini.

Pavarësisht dëshpërimit që Italia nuk është në Kupën e Botës, Mancini nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja, me të cilën është i lidhur deri në vitin 2026, viti i Kupës së Botës në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

Flash News

News24 Livestream