Home > SPORT BOTA

Ikona Kanavaro lëshon alarmin: Italia shkon përsëri në Botëror vetëm nëse FIFA e bën me 100 skuadra

Ikona Kanavaro lëshon alarmin: Italia shkon përsëri në

Fabio Kanavaro ka pasur nderin e madh që të ngrejë lart Kupën e Botës në një finale, pasi ishte pjesëtari i Italisë që fitoi yllin e katërt në vitin 2006. Por ikona e futbollit italian, është pesimist sa i përket të ardhmes së kësaj përfaqësueseje dhe pranon se në kushtet aktuale, do t jetë e vështirë të shihet një Itali qoftë edhe pjesëmarrëse në një aktivitet të tillë.

Duke folur në prezantimin e tij si trajneri i Beneventos në Serinë B, Kanavaro ka theksuar se futbolli italian tashmë ndikohet nga numri i madh i të huajve, të cilët marri vendin e talenteve italiane dhe kjo bën që numri i alternativave për trajnerin e kombëtares të jetë gjithnjë e më i vogël.

“Padyshim po, italianët janë pak dhe trajneri duhet të mund të zgjedhë. Në vitin 2006 shifrat ishin të anasjella, është pak a shumë e gjithë bota që po shkon në këtë drejtim. Por gjërat mund të ndryshohen, ndoshta këto lehtësimet fiskale që ndihmojnë klubet që të regjistrojnë të huajt, mund të vlejnë në mënyrë që të mund të marrin pasaportën pas 5 vitesh dhe që të luajnë për kombëtaren italiane, meqë ne i japim mundësinë që të luajnë në Serinë A. Italia duhet të ndryshojë, përndryshe FIFA duhet të rritë numrin e pjesëmarrësve në 100 ose nuk do të shkojmë më në Botëror”, tha Kanavaro para gazetarëve.

Flash News

News24 Livestream