Harruan flamujt në hotel, gjyqtarët përdorin…jelekët reflektues! Ja pamjet që nuk duhen humbur

Pamje të rralla dhe qesharake vijnë nga ndeshja që u zhvillua mbrëmë mes Kilit e Argjentinës. Asistentët brazilianë Fabrisio Vilarinjo dhe Rodrigo Figueiredo u paraqitën në lojë pa flamujtë e tyre.
Asistentët harruan mjetin e tyre kryesor të punës në hotel dhe për këtë arsye iu desh të përdornin zgjuarsinë për të rregulluar situatën e sikletshme.
Gjyqtarët “harruan” mjetin e punës duke përdorur jelekët reflektues në vend të flamujve të gjyqtarëve, por që iu kryen punë deri në fund të ndeshjes.
Kjo e enjte ishte një ndeshje kyçe për kilianët që humbën, u renditën në vendin e shtatë dhe komplikuan shanset e tyre për t’u rikthyer në një Botëror pas tetë vitesh, pas pjesëmarrjes në Brazil 2014. Të martën ata do të hakmerren në vizitën e tyre në Bolivi. Ndërsa Argjentina konsolidoi momentin e saj të mirë përtej mungesave si ajo e kapitenit të saj, Lionel Messi .
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:17 / Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit
21:16 / Shtetasja F.B. ka humbur kontrollin e mjetit 'Renault'
21:16 / Shtetasja F.B. ka humbur kontrollin e mjetit "Renault"
21:15 / Aksident në aksin Lezhë-Shkodër humb jetën 73-vjeçarja
21:13 / Zgjedhjet në Himarë, 113 vota Berisha dhe 9 vota Ibsen Elezi
21:12 / Zgjedhjet në Vlorë, 836 vota Berisha dhe 46 vota Ibsen Elezi