Frikë për Neymar, a rrezikon ylli brazilian Botërorin? Tite flet me bindje (FOTO)

Në mbrëmjen ku sytë e të gjithë botës ishin fokusuar te Neymar, ai që dhuroi show në premierën e Brazilit në Katar ishte Richarlison, autor i një dygolëshi. Pavarësisht se nuk arriti të linte gjurmë përballë Serbisë, Neymar bëri gjithçka për të ndihmuar ekipin, madje “shtrëngoi dhëmbët” deri në minutën e 79-të, ku një dëmtim në kavilje e detyrojë të “parkonte” në stol.
Pamjet e kaviljes së tij të fryrë bënë xhiron në rrjet duke ngritur shumë pikëpyetje, a rrezikon Neymar Botërorin?
Në lidhje me këtë çështje, trajneri Tite flet me bindje: “Kemi besim, Neymar do të luaj sërish në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar. Ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndroj në fushë për të ndihmuar shokët. Duhet qetësi dhe kohë për të kuptuar më qartë gjendjen e tij, por jam i bindur se Botërori i tij nuk ka përfunduar”, u shpreh Tite.
Artikuj të tjerë:
Flash News
08:04 / Ukraina: Raketat ruse vranë 10 civilë, 20 të plagosur
08:03 / Ushtria ruse sulm me raketa në Ukrainë, 10 viktima
08:02 / Presidenti ukrainas: Rusia kërkon të shkatërrojë qytetet
08:02 / Ukraina: Raketat ruse vranë 10 civilë, 20 të plagosur
08:02 / Ushtria ruse sulm me raketa në Ukrainë, 10 viktima
08:02 / Ukrainë, vijojnë sulmet dhe luftimet në Lindje të vendit