Fitorja e thellë ndaj Iranit, trajneri i Anglisë e sheh gotën gjysmë bosh: Nuk mund të pësosh dy gola

Anglia zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Iranit, duke e mundur 6-2 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Pas takimit për mediat ka folur trajneri i “3 luanëve”, Gareth Southagte.
“Të them të vërtetën jam pak i mërzitur me mënyrën si erdhi fundi. Të fitosh me atë diferencë golash, të luash siç bëmë ne për pjesën më të madhe të sfidës, duhet të jemi me të vërtetë të lumtur U duk sikur ishim gati. Lojtarët e përballuan ndeshjen me të vërtetë mirë.Presingu ishte shumë i mirë, lëvizja ishte shumë e mirë. Unë duhet të jem shumë i lumtur. Por ne nuk duhet të pësojmë dy gola në atë periudhë të ndeshjes. Duhet të shfaqemi si duhet në duelin ndaj SHBA. Është një start i mirë por ne do të duhet të bëjmë më mirë.
Ne humbëm përqendrimin dhe kur luajmë me një ritëm më të ngadaltë, nuk jemi aq efektivë sa duhet. Unë jam një person i mërzitshëm, duhet të jem shumë më i lumtur! Por më duhet të mbaj ekipin në shinat e duhura dhe ne do të na duhet që të shfaqemi më mirë” – Tha ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:11 / Polonia do të dërgojë dhe 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë
06:10 / Polonia do të dërgojë 60 tanke PT-91 Twardy në Ukrainë
06:05 / Darias: Kemi një situatë të qëndrueshme epidemiologji-ke
06:01 / Lajmi u njoftua nga ministrja spanjolle e Shëndetësisë
05:01 / Masat përfshijnë kufizime në teknologjitë kryesore
04:03 / Belgjikë, De Croo: Paketa përmban edhe ndihma humanitare