Home > SPORT BOTA

"Fitore me zemër”, Inzaghi nuk feston plotësisht, zbulon dëshirën e tij të fundit

"Fitore me zemër”, Inzaghi nuk feston plotësisht, zbulon

Në Via del Mare, Inter i Simone Inzaghi bën tifozët zikaltër me zemër, një Inter i çmendur, kaluan në avantazh pas vetëm 90-sekondash, por festuan tre pikët vetëm në minutën e 95-të. Romelu Lukaku as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një rikthim të tillë, një top një gol, me belgun që kaloi menjëherë zikaltërit në avantazh. Ky gol krijoi iluzionin se Inter do e kthente në shëtitje transfertën përballë Lecce, por zikaltërit nuk ishin aspak të qartë në fazën sulmuese.

Me fillimin e pjesës së dytë, me një zbritje të shpejtë, Lecce kapi “mat” Inter, ku Ceesay në 48-tën barazoi shifrat me një diagonale të bukur. Të gjithë mendonin se Inzaghi do të hidhte në fushë Kristjan Asllanin në minutën e 57-të teksa vendosi të largonte Brozovic, por nuk ndodhi kështu, trajneri preferoi Mkhitaryan, madje nuk rezervoi asnjë minutë për yllin kuqezi. Lëvizja fituese rezultoi Dumfreis, i hedhur në fushë si zëvendësues, fillimisht holandezi goditi me kokë shtyllën pingule, ndërsa në limite, në minutën e 95-të dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Inter një trepikësh në start:

“Ishte një fitore me zemër, skuadra besoi deri në fund, kjo ishte dhe gjëja më e bukur e kësaj mbrëmje. Një skuadër si e jona, e cila zgjidh ndeshjen menjëherë nuk duhet ta fitojë atë në minutën e 95-të”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp duke theksuar se këtij ekipi i mungon vetëm një qendërmbrojtës, më pas merkato do të jetë e mbyllur si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Flash News

News24 Livestream