Home > SPORT BOTA

Çështja e vaksinimit te Bajerni, ndërhyn dhe Hansi Flik

Çështja e vaksinimit te Bajerni, ndërhyn dhe Hansi Flik

Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, është i bindur që Joshua Kimish do të vaksinohet në ditët e ardhshme. Pasi mori lajmin për mesfushorin e skuadrës së Bajernit që rezultoi pozitiv, 56-vjeçari tha për mediat gjermane se:

“Nuk mendoj që Joshua do të vazhdojë të rrezikojë gjithçka për këtë gjë. Ai e di që vaksina është i vetmi shpëtim që ka për t’i dhënë fund këtij makthi që po e përndjek prej disa javësh.

Grumbullimi, vetëm për të vaksinuarit? Nuk besoj se gjërat do të arrinin deri aty. Kjo nuk do të ndodhë në kombëtaren e Gjermanisë, është vetëm çështje kohe derisa të gjithë të jenë të vaksinuar dhe gati për të luajtur”, tha trajneri i “Pancerave”, Hansi Flik, për çështjen e vaksinimit në “DFB”.

Flash News

News24 Livestream