E vendosën në hartë Kosovën si pjesë të tyre, FIFA hap procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë

Serbia vazhdon të ngatërrojë sportin me politikën. Së fundmi, në dhomat e zhveshjes para ndeshjes ndaj Brazilit, u vu re një flamur që tregonte një hartë ku shihej Kosova si pjesë e Serbisë. Aty shkruhej: Asnjë dorëzim.
FIFA nuk ka qëndruar duarkryq ndaj një rasti të tillë kaq flagrant dhe ka hapur procedurë disiplinore. Organizata më e madhe e futbollit në botë nuk toleron aspak veprime të tilla dhe me shumë mundësi do ketë një ndëshkim për Federatën Serbe.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e ngjashme, pasi ngacmimet nga ana serbe kanë qenë të përsëritura. Vendimi i FIFA-s akoma nuk është bërë i ditur, por e vetmja gjë që mund të thuhet është se kësaj here vështirë se do shpëtojnë paq.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:09 / Dokumente sekrete janë gjetur edhe në rezidencën e Donald Trump
21:08 / Dokumente sekrete janë gjetur në ish-zyrën e Joe Biden
21:07 / SHBA, dokumentet në banesën e Mike Pence në Indiana
21:06 / Dokumente sekrete në shtëpinë e ish -nëpresidentit Mike Pence
20:32 / Flutura Açka-Ramës: Nëse ke një fije dinjitet, largohu
20:31 / Flutura Açka: Për shkak të Ramës Shqipëria po shahet sot