E pëson Mourinho, trajneri i Romës pezullohet për disa ndeshje

Jose Mourinho njihet për karakterin e tij shpërthyes. Së fundmi, trajneri i Romës përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj arbitrit të ndeshjes së fundjavës ndaj Torinos, e cila përfundoi 1-1.
Për këtë arsye, drejtësia sportive në Itali ka vendosur pezullimin e teknikut për 2 ndeshjet e radhës. E thënë më ndryshe, Mourinho nuk do jetë në pankinën e kryeqytetasve për ndeshjet me Bolognan dhe mbi të gjitha, për një sfidë që vlen më shumë se 3 pikë si ajo me Milanin.
Roma nuk bën aspak një sezon pozitiv dhe deri më tani me paraqitjet e bëra ka dalë jashët pritshmërive të tifozëve që presin që këtë sezon të fitojnë titullin kampion.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut