Home > SPORT BOTA

Botërori i ndaluar. Nga alkooli, seksi dhe qasjet homoseksuale, në Katar birra arrin shifra marramendëse

Botërori i ndaluar. Nga alkooli, seksi dhe qasjet homoseksuale, në

Për herë të parë në histori, një Botëror zhvillohet në vendet arabike, në Katar, një vendim shumë i fortë nga FIFA që solli një efekt domino shumë të madh, deri tek arrestimi i ish presidentit Balter dhe përfshirja e politikës, akuza të forta që vijuan në çdo moment. Ky nuk është një Botëror si gjithë të tjetër, përkundrazi është një Botëror unik në çdo aspak, duke nisur nga periudha në të cilën po zhvillohet, nëntor-dhjetor, dhe deri tek mënyra e organizimit, gjërat që ndalohen dhe shumë detaje të tjera.

Pa frikë, ky mund të konsiderohet si Botërori i ndalur, pasi shumë gjëra në Katar janë tabu, të ndalura me ligj, që vendosin jo pak në siklet edhe vetë FIFA-n. Katari insiston se pijet alkoolike do të jetë të ndalura në të tetë stadiumet ku do të zhvillohet ky turne, gjithashtu do të jetë i ndalur në vendet publike, do të lejohet vetëm në hotele apo lokale të certifikuara.

Kt
Kt

Sipas “The Times”, Katar ia ka bërë të qartë edhe një herë FIFA-s se alkooli është i ndalur, por një nga sponsorët më të rëndësishëm të këtij evenimenti është një birrë. Fakti që Katar ndalohet alkooli ka bërë që në shishe birrë të arrijë në shifra shumë të larta, 13 euro.

Jo vetëm alkool, Katari ndalon edhe marrëdhëniet seksuale jashtë martesore, demonstrimin e tyre në vende publike, për një akt të tillë mund të dënohesh deri në 7 vite burg. Në Katar ndalohet gjithashtu çdo qasje, sjellje apo përkrahje ndaj komunitetit LGBTQ, madje lojtarëve i ndalet të mbajnë shiritin shumëngjyrësh në krahë. Franca, sponsori më i madh që ky Botëror të zhvillohej në Katar, i është bindur këtij urdhri.

Flash News

News24 Livestream