Home > SPORT BOTA

“Botëror i çmendur. Kurrë mos thuaj Banzai”, italianët jehonë disfatës së Gjermanisë (FOTO)

“Botëror i çmendur. Kurrë mos thuaj Banzai”,

Blofi i Gjermanisë ishte i radhës në këtë Botëror që po rezulton me të vërtetë i çmendur. Është e vështirë që në Katar të flas me bindje për favoritë, sigurisht ka pasur dhe përfaqësuese të mëdha si Anglia, Franca apo Spanja që kanë respektuar pritshmëritë, por më shumë se sa fitoret e tyre, që ishin të pritshme, jehonë kanë bërë humbjet e Argjentinës dhe Gjermanisë.

Nuk është hera e parë që në një Botëror ndodhin blofe të tilla, por pa diskutim ishte hera e parë që dy kampionë bote si Argjentina dhe Gjermania të mposhten njëkohësisht nga dy ekipe si Arabia Saudite dhe Japonia, pjesë e konfederatës aziatike.

Historia e Davidit dhe Goliathit vijon të përsëritet, disfata e “pancareve” ka bërë jehonë në mediat botërore, ka pushtuar faqet e para edhe të mediave italiane. “Botëror i çmendur”, shkruan La Gazzetta dello Sport duke shtuar: Pas Messit bie edhe Gjermania. “Kurrë mos thuaj Banzai”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.

Flash News

News24 Livestream