“Argjentina fiton Kupën e Botës!”, ja çfarë ka parashikuar videoloja e famshme për Botërorin e Katarit

Kupa e Botës do dhe shumë pak të fillojë, teksa emocionet dhe parashikimet rreth saj tashmë kanë nisur.
Ashtu si çdo Botëror, videoloja e njohur “FIFA 23”, ka bërë parashikimet e saj për sa i përket fituesit, golashënuesit dhe asistuesit më të mirë të turneut.
Sipas saj, Kupën e Botës këtë vit do ta fitojë Argjentina, në një finale përballë Brazilit, duke e mundur me rezultatin 1-0, teksa vendi i tretë do t’i shkojë Francës, pasi të ketë mundur Portugalinë me rezultatin 4-2.
Golashënuesi më i mirë i këtij Botërori, sipas “FIFA”-s do të jetë Leo Mesi, me 8 gola të shënuar, teksa do të ndiqet nga Depaji dhe Mbape me nga 6 secili.
Asistuesi më i mirë do t’i takojë tre lojtarëve, Benzema, Zielinski dhe Silva me nga 3 të tillë.
Kujtojmë që EA ka bërë parashikime dhe për tre Botëroret e fundit, të cilat kanë rezultuar të sakta për sa i përket fituesve.
Artikuj të tjerë:
Flash News
18:48 / Berisha: Kjo është beteja finale, i them Ramës të japë dorëheqjen
18:48 / Kreu i PD, Sali Berisha: Edi Rama nuk njeh as ligj, as parim
18:47 / Kreu i PD, Berisha: Rama armik i votës së shqiptarëve
18:46 / Sali Berisha: Rama armik i ekzistencës së Partisë Demokratike
18:46 / Sara Berisha: Rama armik i ekzistencës së Partisë Demokratike
18:45 / Berisha-Ramës:Tanket e Putinit s’të mbajnë në pushtet