1 milimetër larg skandalit. Brenda apo jashtë? VAR trazon rrjetin, “përçan” tifozët

Fatet e Grupin E ishin të kryqëzuara aq shumë sa në një moment Spanja dhe Gjermania ishin të dyja jashtë Botërorit. Sigurisht që episodet nuk munguan, madje ishin aq të forta dhe të kontestuara sa tifozët flasin për komplot nga ana e FIFA-s apo për “biskotë” nga ana e Spanjës.
Në minutën e 51-të, Tanaka dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur Spanjën, por anësori e anuloi pasi mendonte se topi kishte dalë jashtë gjatë krosimit të Mitoma.


Gjyqtarit të takimit iu desh afro 3 minuta për të dalë në një vendim final, duke e konsideruar golin e rregullit pasi sipas VAR topi nuk kishte dalë 100% jashtë, ashtu siç e parashikon dhe rregullorja.

Imazhet dhe fotot që qarkullojnë në rrjetë kanë bërë që tifozët të përçahen në mendimet e tyre. Sigurisht kjo është e pritshme pasi bëhet fjalë për 1 apo max 2 milimetra, por mbi të gjitha këndi i pamjeve e bën dhe më të vështirë që një tifoz të jetë i qetë në arsyetim.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:07 / Balona 'spiune' ishte nën monitorim të vazhdueshëm
21:06 / SHBA e konsideroi balonën 'mjet me qëllime përgjimi'
21:05 / U mbyll përkohësisht hapësira ajrore mbi Karolinën e J.
21:04 / Administrata e Biden konfirmoi urdhrin e rrëzimit
21:03 / Biden tha më herët se 'do të kujdesej' për balonën kineze
21:02 / Avioni i SHBA rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut