Home > SPORT

Kombinimi i vetëm se si Kombëtarja shqiptare mund të shkojë në play off të Botërorit

Kombinimi i vetëm se si Kombëtarja shqiptare mund të shkojë

Humbja me Poloninë e ka ndryshuar situatën në Grupin I për Shqipërinë, pasi shanset për të zënë vendin e dytë dhe për të mbajtur gjallë shpresën për të shkuar në Botërorin “Katar 2022” janë minimizuar.

Historia është përsëritur njëlloj si para 35 viteve, ku Polonia më 30 maj 1985 erdhi dhe na mundi si mbrëmë, me rezultatin 1-0, duke na shuar asokohe ëndrrën për të shkuar në Botërorin e Meksikës.

Me humbjen e fundit, Polonia na ka parakaluar në renditje dhe tani kuqezinjtë nuk e kanë më në dorë fatin e tyre për të siguruar fazën “play off”, raund i cili zhvillohet mes 10 skuadrave më të mira në grupe dhe dy ekipeve që vijnë nga Liga e Kombeve.

Nëse deri para Polonisë e kishim vetë në dorë, tani llogaritë e Shqipërisë janë të varësi të ecurisë së Polonisë, kryesisht në ndeshjen e fundit, ku në shtëpi pret Hungarinë.

Më saktë, kombinimi i vetëm është ky: Kombëtarja duhet të fitojë në Angli dhe me Andorrën, ndërsa Polonia të humbë një nga ndeshjet, me Andorrën ose Hungarinë në shtëpi. Teorikisht kjo ka pak gjasa të ndodhë, por është i vetmi kombinim për play-off.

Flash News

News24 Livestream