Home > RAJONI

“Gjithmonë do e dua Carolinën, do doja të ktheja kohën pas”, piloti grek flet për mediat greke: Ja pse e përqafova vjehrrën pak para se të arrestohesha

“Gjithmonë do e dua Carolinën, do doja të ktheja kohën

“Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen”.

Kështu është shprehur për mediat greke, Babis Anagnostopulos, vrasësi i bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline. Piloti 32-vjeçar ka folur shkurt për këtë ngjarje, ndërsa gazetarët, e kanë pyetur se çfarë do të mendojë e bija e tyre, kur të rritet e të mësojë të gjithë të vërtetën.

Babis, ka thënë se aktualisht nuk ka koment në lidhje me këtë pyetje, duke mos dëshiruar të flasë më tej.

Gazetarët gjithashtu, kanë ngulmuar edhe te përqafimi që ai i dhuroi nënës së gruas, pikërisht, në ditën e përkujtimit të saj. Për këtë episod ai është shprehur:
“E dhurova atë përqafim sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time, gjithmonë do e dua Caroline”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Babis, pranoi krimin e rëndë. Ai ka thënë para hetuesve, se e ka inskenuar grabitjen, në mënyrë që autoritetet të mos dyshonin te ai.

Piloti ka treguar me detaje se si ka kryer vrasjen e të resë, ndërsa ka shtuar, se shkaku ka qenë pasi sipas tij, Caroline nuk trajtonte siç duhet të vijën e tyre 11-muajshe.

News24 Livestream