Home > SPORT

“Askush nuk na ka dominuar”, Ilir Daja: Koha që Partizani të marrë edhe rezultate

“Askush nuk na ka dominuar”, Ilir Daja: Koha që Partizani

Partizani ka një tjetër sfidë të vështirë përpara, teksa do të përballet me kampionët në fuqi të Teutës. Trajneri Ilir Daja, në konferencën për shtyp deklaroi se është momenti për të lënë pas krizën, edhe pse pranon që ndaj durrsakëve nuk do të jetë e lehtë, pasi janë cinikë dhe të ndëshkojnë kur nuk e pret. Dajën e bind loja, teksa pohoi se Partizani nuk është dominuar nga asnjë, thjesht rezultatet nuk kanë qenë të duhurat.

Faza e parë – “Kemi krizë rezultatesh pasi Partizani nuk është mësuar me këto rezultate. Në fushë kemi bërëi mirë pasi nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar. Duke analizuar fazën e parë, disa skuadra kanë qenë më stabël, por vendi i 3-të në klasifikim nuk është më larg se 4-5 pikë. Ajo që na jep garanci është loja dhe se kundërshtarët nuk kanë bërë një lojë më të mirë se ne. 80% e ekipeve kanë përjetuar atë që kemi përjetuar dhe ne”.

Teuta – “Opsioni i vetëm I Partizanit është fitorja. Jemi mbledhur dhe kemi thënë se të gjithë bashkë duhet ta kalojmë këtë krizë. Teuta është një skuadër cinike dhe nëse I lë hapësira të godet. Duhet të jemi të gjithë bashkë nesër për të mos i lënë hapësira Teutës”.

Skema – “Ndryshimi i skemave nuk ka të bëjë me ndryshimin e madh të manovrës, por me lojtarët që kemi në dispozicion. Në 4-4-2 nuk mund të fusësh në sulm një mbrojtës të djathtë, unë nuk jam nga ato trajner që I fus lojtarët në fushë dhe t’i them bëni ça të doni. Këto ndryshime kanë ardhur pasi kemi patur lojtarët të dëmtuar dhe nga dëshira për të fituar”.

Nuk them që kanë gabuar lojtarët e rinj apo të vjetër pasi kemi gabuar të gjithë. Presioni e gabimeve e ndjejnë më shumë lojtarët e rinj, por ajo që më kënaq më shumë është se Partizani me Dajën apo Dajën ka një të ardhme të sigurt.

Tifozët – “Tifozët janë të dëshpëruar për rezultatet ashtu siç jemi dhe ne. Unë dhe skuadra jemi koshient që tifozët kanë të drejtë për rezultatet. Nuk jam dakord që ata duan vetëm rezultatet dhe jo lojën e mirë. Futbolli luhet për tifozët dhe duhet t’i bësh që të jenë sa më afër. Ne duhet të flasim në fushën e lojës që ata të jenë në stadium. Ne luajmë për tifozët, jemi me ata dhe vuajmë njësoj si ata këto rezultate jo të mira”.

Skuadra – “Kemi të njëjtin kontingjent lojtarësh si ndaj Laçit, ndërsa pjesa tjetër që ishte jashtë me Laçin do të mungojnë sërish pasi nuk janë ende gati. Kemi humbur me Teutën, pasi humbja tjetër ka qenë në javën e 6-të. Kemi pësuar humbje nga Teuta dhe të gjithë e dinë si kemi humbur.

Nesër do të provojmë gjithçka për të marrë 3 pikëshin dhe mënyra e vetme është që të jemi të gjithë bashkë në këtë ndeshje. I druhem Teutës pasi ka lojtarë që në momente të caktuara bëjnë mirë. Kjo nuk do të thotë që kemi frikë, por i respektojmë e kjo do të thotë që ne do të jemi të pozicionuar drejtë në fushën e lojës”, u shpreh Daja.

Flash News

News24 Livestream