Home > Shqiptarët për shqiptarët Lajmet

Vogëlushi me leuçemi akute, e ëma përloti rrjetin, mblidhen për 24 orë mbi 100.000 euro, Elvisi Naçi përcjell Ezelin për në Itali

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” këtë të premte ka trajtuar rastin e Ezelit. Ai është vetëm 7 vjeç, por vuan nga leukemia akute. E ëma e tij, Enkelejda Bajraktari, kishte shpërndarë në rrjetet sociale një thirrje drejtuar Elvis Naçit.

“Ezeli është jetim nuk e ka babain, trajtimi është shumë I kushtueshëm I drejtohem Elvis Nacit dhe shqiptarëve kudo që ndodhen ta shpëtojmë djalin tim, unë e vetme nuk mund t’ia dal por në të gjithë po mund t’ia dalim. Me shpresën dhe besimin tek Zoti, ju lutem më ndihmoni, Djali ka dy muaj me kollë e sollëm në pediatri, doli që kishte leucemi akute dhe I ka prekur 84% të trupit, u shokova nuk doja ta pranoja, nuk e përballoja dot më. Si është të të përmbyset jeta në një çast? Si një kështjellë rëre, të mbetesh në mes të detit, të të ikin ëndrrat. Unë humbjen e burrit e quajta misionin tim, kam tre ditë nuk mundem të fle. Nëse qëndron këtu shpëtimi do ishte tek spitali Bambino Jesu trajtimi kushton mbi 100.000 euro, une e kam të pamundur që ta përballoj por nuk e lë dot djalin të më vdesë spitaleve, jemi në garë me kohën, edhe një minutë vlen, sipas mundësive ta shpëtojmë Ezelin është drita ime e syr është engjëlli im nuk mundem që të përballoj një ikje tjetër”,-thotë e ëma e Ezelit.

“Për ne nuk ka gjumë, është vetëm ankth, janë plagë të hapura për ne nuk e përjetojmë dot një tragjedi të dytë. Nga thirrjet shpresojmë të sensibilizohen, edhe një lutje për të ka shumë vlerë ” thotë motra e Ezelit.

Babai i Ezelit ka ndërruar jetë para 6 vitesh nga një infarkt në zemër kur ai ishte vetëm 13 muajsh. Familja e Ezelit, e ëma dhe dy motrat e rritura banojnë në Korçë me qira. E ndërsa Elvis Naçi e publikoi thirrjen për ndihmë në rrjetet e tij sociale, sensibilizimi ishte i jashtëzakonshëm. Elvis Naçi nuk priti që të plotësohej e gjithë shuma e parave por fondacioni “Firdeus” pagoi gjysmën e shumës për shkak të emergjencës. Familja ka mbledhur ndërkohë një pjesë të parave që kërkohen ndërkohë. Kura nuk është efektive dhe zgjidhje për Ezelin është kryerja e një transplanti në palcë jashtë vendit. Elvis dhe Fatma Naçi vizituan Ezelin brenda ambulancës, kur ishte duke u nisur për në aeroportin e Rinasit“ U bë shumë shpejt kjo punë, keni bërë thirrje, Fatma e di çfarë do të thotë një nënë me një hall të tillë, ju vetë keni filluar të mblidhni fondet, ne ju kemi ndihmuar, keni vuajtur shumë, por ne duam tani të na sjellësh lajme të mira për Ezelin. Ti e pe si të kanë mbështetur njerëzit. Lekët janë letra, shëndeti ka rëndësi, por shuma ishte mbi 100.000, ne e bëmë tonën dhe duam që Ezeli të bëhet mirë. Tani do të dërgojmë direkte për në Rinas, rrugë të mbarë na sill lajme të mira”, -i tha Elvisi nënës së Ezelit.

“Ne presim ditën të kthehesh me djalin më të shëndetshëm”, tha Fatma.

News24 Livestream