Home > Shqiptarët për shqiptarët Lajmet

Shkup, Ardisa me skoliozë niset drejt Tiranës, momenti emocionues i ndarjes nga binjakja

Shkup, Ardisa me skoliozë niset drejt Tiranës, momenti emocionues i

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” është rikthyer në fshatin Luboten të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, për të ritakuar Ardisën dhe familjen e saj. Të premten e kaluar me gazetarin Ferit Lika prekëm nga afër realitetin e hidhur të një nëne që nuk i shteronin lotët, nga shpirti i saj derdhet një dhimbje e madhe.11 vjet me parë, ajo lindi dy vajza binjake, Adisen dhe Anisen, njërën më të bukur se tjetrën. Por fati nuk e deshi qe ato te rriteshin te dyja njësoj. Adisa, ka probleme të mëdha shëndetësore. Eshte me skoliozë. “Më dhemb shpina, gjithmonë e sëmurë kam qenë”,-thotë Adisa.

“Problemet nisen që në 2009 kur lindi goca. Kur ka lind s ‘ka ardh në shtëpi hiç, ka qëndruar vetëm ne spital 6 muaj”,- shprehet kryefamiljari Avni Adburrahmani.“Kemi pas operacione te njëpasnjëshme , me shume ne spitale se në shtëpi. Problemi po zmadhohej, operacionet e para i ka pasur shumë të rrezikshme, operacionin tek këmba e bëmë pasi donin me ja drejtuar”, shprehet Arzia ëma e binjakeve. Vajza po e përjeton çdo ditë e me keq sëmundjen e saj. “Ka frike me shku në spital me thotë babi do me presin është si me trauma. E kapin dhimbjet e nuk tregon”, -shprehet kryefamiljari. “Vuan nuk mund te luaje me te tjetër as me motrën, mundohet te shkruajë e lexojë por nuk mundet”,-thotë e ëma. Prindërit nuk po ngrenë dot krye nga ky hall i madh qe u ka rene. S’kanë asnjë mundësi ekonomike, asnjë te ardhur, sepse te dy janë të papunë. “Shumë rëndë ta kesh fëmijën kështu. Më shumë nëpër spitale kam qene me çiken e tjetrën me e lenë ne shtëpi e atë e kam lenë pak anash”,-thotë e ëma.

Të ndash dy binjaket me njera- tjetrën është shumë e vështirë, por fati i ka ndare qe kur lindën, kështu tha nena e Ardises dhe kjo ishte fjalia që mbeti gjatë në mendjen e gjithë shqiptarëve që panë rastin e tyre në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.Në fshatin Luboten, gazetari Ferit Lika ndalon për të thënë arsyen përsë ekipi i emisionit u rikthye përsëri pasi historia e njërës prej binjakeve bëri bujë . “Javen që shkoi u larguam nga ky fshat, duke mbartur me vete dhimbjen për historine e trishte te familjes Abdurrahmani. Kemi ardhur sot përseri, ne po kete fshat, ne po kete shtepi, per t’iu pergjigjur nevoja qe ka Adisa, vajza qe preku shume zemra shqiptaresh me semundjen disa vjecare e me lutjen e saj per shërim, për te qene si gjithe te tjeret”.

Të pyetur nga gazetari Ferit Lika prindërit e Adisës rrëfejnë se si janë ndjerë në momentet që historia e vajzës u shfaq për herë të parë në ekran. Ata thanë se pas këtij momenti kanë vërshuar telefonatat jo vetëm nga të afërmit por edhe qindra qytetarë të tjerë. Por stafi I emisionit u ndal të premten e kaluar vetëm tek thirrja emergjente e vajzës për ta shpëtuar nga skolioza, prindërit e vajzës në fakt jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ata thonë se Adisa ka kryer disa operacione duke nisur nga dita që erdhi në jetë dhe se ata mezi I kanë përballuar shpenzimet. Prindërit e Adisës thonë se ndjejnë lehtësim dhe shpresë pasi drejtuan thirrjen për ndihmë tek të gjithë shqiptarët. Tashmë ata presin dhe shpresojnë që vajza e tyre të kryejë sa më shpejt ndërhyrjen.

“Që në momentin që erdhem tek ju, qëllimi ishte padiskutim per t’i dhënë një shans Ardises e sigurisht dhe juve dy prinderve të saj që keni bërë ç’keni mundur deri tani. Tani është momenti të bëjnë dhe shqiptarët për shqiptarët pjesën e tyre, do të nisemi që sot për në Tiranë, kemi rrugë të gjatë e gjëra të mira për të bërë për Ardisën, tashmë do të jetë në duar të sigurta”,-u tha gazetari prindërve të Ardisës.

Emocionues është momenti kur motra binjake e Ardisës, Anisa ndahet nga ajo. Është e vështirë t’i ndash binjaket nga njëra-tjetra, por fati i ka ndarë që në ditën e parë që kanë lindur.

Nena qeteson vajzat se nuk duhet te merziten se shume shpejt Adisa do të kthehet shendosh e mire ne shtepi e ato nuk do te ndahen me nga njera tjetra.
11 vjeçarja nga Shkupi ka qënë e trembur dhe e mërzitur gjatë udhëtimit pasi ka gjithë jeten e saj qe endet neper spitale, eshte nje femije qe nuk ka luajtur dot kurre por ka njohur vec pavjone spitalesh.

 

News24 Livestream