Home > Shqiptarët për shqiptarët Lajmet

Nëntëvjeçari me kokën e “mbërthyer” nga tumori, duhen 60 mijë euro për kurim, binjakja përlot me lutjen: Është gjysma ime, shpëtojeni!

Nëntëvjeçari me kokën e “mbërthyer” nga

Emisioni “ Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në fshatin e largët Luarë të Këlcyrës. Gazetarja e emisionit Voltiza Duro u përball me dy prindër që i ishin dorëzuar fatit për të ndihmuar të birin 9-vjeçar Lorencin që vuan nga tumori në kokë.

“Unë jam Lorena jam binjakja e Lorencit, ai ka tumor në kokë, e shikoj bankën bosh dhe unë qaj, më pyesin mësuesit ku është Lorenci, është një vëlla shumë i mirë, nuk tregon që i dhëmb koka, edhe kur ikën në Tiranë kam frikë, më duket shtëpia bosh pa të, dua ta kem pranë dua të shërohet sa më shpejt”, thotë mes ngashërimave motra binjake e 9 vjeçarit.

Kjo është tragjedia që gjeti stafi i shqiptarëve në familjen Pashollari. Prindërit e Lorencit në fshatin e harruar në jug të vendit e kanë operuar Lorencin dy herë në kokë në Tiranë por asnjë operacion nuk ka dalë me sukses. Shpresa e tyre e vetme është një Lorenci të kurohet në spitalin e njohur Bambino Jesu në Itali, atje ku janë shëruar edhe shumë fëmijë të tjerë personazhe të emisionit.

Një fëmijë me tumor në kokë sipas mjekëve ka probleme me lëvizjen, ecjen, ekuilibrin dhe koordinimin. Nëse tumori ndikon në rrugën optike, e cila është përgjegjëse për shikimin, djali kohet e fundit është ankuar se ka shqetësime në shikim. Prindërit e Lorencit duhet të mbledhin 60 mijë euro,20 mijë euro për operacioni dhe 40 mije euro për rrezet, një shumë e paimagjinueshme për ta pasi pasuria e vetme që kanë është një lope në fshatin Luarë.

“Linda binjakë, por gëzimi na u kthye ne hidhërim nuk e prisnim kurrë, djali ishte katër vjec mjeku tha nëse nuk do ta kishit sjellë brenda javës djali do vdiste, e kemi përjetuar shumë keq, të kisha vdekur vetë, i bëmë një ndërhyrje para 5 vitesh, na thanë që tumori i ka marrë shikimin thanë mundohuni ta operoni jashtë edhe kimio nuk e përmirësuan, djali nuk ka shkuar më këtë vit në shkollë, nuk ka fuqi i dhëmb koka rri përgjumësh. Në pesë vite ketë bëjmë, unë jam shtëpiake kam një lopë ku të punojmë, burri nuk rri larg se djali sëmurët, në Tiranë ja bëjmë në privat analizat, pa djalin unë nuk e dua jetën. Kam shumë frikë. Këtu i rrezikohet jeta, i ka kapur cipën e trurit përveç Italisë këtu nuk ka asnjë garani, operacioni kushton 60 mijë euro. Shpresat i kam vetëm tek Elvis Naçi, u kërkoj shqiptarëve të na ndihmojë”,-thotë e ëma e Lorencit.

“Më dhëmb shumë koka ndihem i lodhur tërë kohës, nuk kam fuqi, nuk kam shkuar në shkollë këtë vit, më mungon shkolla”, thotë Lorenci.

“Ëndrra ime më e madhe është që unë të shërohem dhe të bëhem si gjithë të tjerët të shkoj në shkollë me motrën, u bëj thirrje shqiptarëve që unë të shërohem shumë shpejt”-, është thirrja për ndihmë e Lorencit me tumor në kokë për shqiptarët.

Flash News

News24 Livestream