Home > Shqiptarët për shqiptarët Lajmet
Historia tragjike e dy të miturve në Tepelenë/ Humbën të atin dhe nënën, rriten mes mjerimit nga gjyshja: Ha bukë thatë e në jetimore nuk i çoj, Elvis Nacit i kërkoj një shtëpi

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin e thellë Beçisht në Tepelenë. Udhëtuam mes malesh për të parë nga afër dy fëmijë të mitur, janë dy vëllezër 10 dhe 8 vjeç. Para shtatë vitesh humbën babain, i cili ndërroi jetë nga tumori në mushkëri. Në gusht të këtij viti u ndërron jetë tragjikisht edhe e ëma. Mbetën vetëm me gjyshen 70 vjeç Fetnie Çela.
“Babai u ka vdekur, kishte sëmundje të keqe në mushkëri, vajti në Tiranë nuk shpëtoi dot, vajzën e kisha me diabet dhe me tension, më tha do i lë fëmijët rrugëve. Ja këtu jetojmë në kushte të vështira, nuk ka asgjë, nuk kam as frigorifer as lavatriçe, ngela unë, nipërit ikin të dy në shkollë, ngrinë e rrëshqasin rrugës, gjakosen tek ura se atje bien. Me 96 mijë lekë i mbaj, me bukë thatë i mbaj kur bëj gjellë u bëj e hanë bukën thatë, nuk i duroj dot se qajnë edhe iki nga dhoma, nuk kam çfarë t’u bëj, vështirë është por unë do i rris, nuk do ta kenë barkun bosh, tek shtëpia e fëmijëve une nuk i coj, le te vdes por nuk i çoja atje kam amanetin e vajzës, me vdiq 34 vjec. Nuk di çfarë të bëj më ka lënë dy djem, shkojnë tek e ëma qajnë e vijnë poshtë. Kaq ka nënë e zezë që mos qofsha, për shpirtin e tyre që kanë ikur, Elvis Nacit i kërkoj një shtëpi për fëmijët në Tepelenë të jenë pranë shkollë, e një pension”, thotë gjyshja me shpirtin që i dhemb për nipërit.
“Jeta ime është e vështirë, atje është hapur tulla, tavani është carë dhe bie shiu brenda, ca bie jashtë bië edhe brenda, ky krevati është prishur, shtrihemi përtokë, lahemi në govatë. Nëna është 70 vjeç nuk na mban dot nuk kemi ku t’i bëjmë detyrat, ndonjëherë edhe nuk i bej se shkoj për dru kur nuk kam litarë u marr ne krahë, të ngrohemi. Kam amanetin e mamit unë duhet te kujdesem per vëllain me te vogël”,-thotë djali 10-vjeçar. Ajo është e vetmja që kujdeset për ta, e mbajnë frymën gjallë me pensionin e vogël të gjyshes, flenë përtokë në kushte të tmerrshme.
I ftohti u është futur në palcë këtë dimër, me duart që u gjakosen presin degë pemësh për të bërë zjarrin. Drutë i mbajnë në krahët e njoma. Banesa mezi qëndron në këmbë, 10-vjeçari nuk ka as çorape e gjejmë zbathur. Ndërsa vëllai i vogël na thotë se kurrë në jetë nuk ka provuar rroba të reja, mbath atletet e vëllait të madh që i rrinë të mëdha. 10-vjeçari ka një amanet të së ëmës para se të ndërronte jetë në verë, e ka porositur të kujdeset për të voglin. Por super e tyre të njoma nuk mund të mbajnë halle kaq të mëdha.
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
07:03 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Situata e vështirë por ka shpresë
07:03 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
07:02 / Greqi, min. i Shëndetësisë: E gjithë bota po përballet me Covid-19
07:02 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
07:01 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Procesi po ecën me ritme shumë të mira
07:01 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
07:00 / Covid-19, Greqia vaksinon mbi 850 mijë persona
07:00 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
06:00 / Zelandë e Re, rikthehen kufizimet pas rasteve të reja me COVID-19
05:01 / Irlandë, në Dublin një polic u godit me fishekzjarre në fytyrë
05:00 / Irlandë, mijëra protestues refuzojnë kufizimet antiCOVID-19
03:04 / Në Lombardi, Piedmont dhe Marche janë ashpërsuar sërish masat
03:03 / Itali, kafet dhe restorantet do mbyllen, do të ketë kufizim të lëvizjes
03:02 / Që nga janari Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe
02:02 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak