Home > SHQIPËRIA

Zgjedhjet parlamentare, Balla: Raporti i PACE vlerëson se kemi përmbushur angazhimet më 25 prill

Zgjedhjet parlamentare, Balla: Raporti i PACE vlerëson se kemi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, shkruan në “Facebook” se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë marrë vlerësim pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjithashtu, Balla thekson se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbështet mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri marrin vlerësim tejet pozitiv nga raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mbështet gjithashtu përmes deputetëve të vendeve anëtare të BE mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri????.
Raporti i PACE vlerëson se:
? Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike.
? Reformimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.
?Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.
? Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.
? Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra.
Raporti thekson se Qeveria Shqiptare PËRMBUSHI angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:
? Paqësore
? Të barabarta
? Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet e përparuara.
#PACE #CoE

News24 Livestream