Home > SHQIPËRIA

Zgjedhjet e pjesshme/ Lumnezi: Koalicioni Berisha-Meta i mundshëm, Basha mund të fitojë Shkodrën. PS e rekalsuar, por…

Zgjedhjet e pjesshme/ Lumnezi: Koalicioni Berisha-Meta i mundshëm, Basha

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Arestir Lumnezi, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi zhvillimet para startit të fushatës së zgjedhjeve të 6 marsit dhe lëvizjet që po bëhen kryesisht në kampin opozitar.

Sipas Lumnezit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin dhe shtoi se një koalicion i tyre në këto zgjedhje është i mundur.

“Është situatë e paqartë. Të gjitha palët diskutojnë me aleatët. Ende nuk është e qartë nëse aleatët po diskutojnë me zotin Basha apo zoti Berisha i ka fut në presion që të ketë bashkëpunim mes tyre. Tentativa e mundshme që është në tryezë e daljes së kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e 6 marsit që do të mbështeten nga foltorja. Kjo është mënyra ligjore sesi duhet funksionuar. Ka një lloj bashkëpunimi me letra.

Flirti vijon mes zotit Berisha dhe Meta, sepse është shprehur ky i fundit. Këto janë indikacione që mund t’i përkthejmë në një lloj flirti në vazhdim. Rrethanat kanë ndryshuar. Berisha nuk është më ai miku i vjetër i zotit Meta përballë aleatëve. Ai është i shpallur non grata dhe PD është në një betejë nëse do të mbajë këtë barrë apo jo. Nga ana tjetër LSI, me zotin Meta nuk e ka mohuar afeksionin ndaj Berishës. Gjërat do të qartësohen. Lëvizjet, grumbullimet apo qëndrimet e njerëzve ndaj kandidatëve do të bëhen më të qarta”, tha Lumnezi.

Gazetari theksoi se PS është më e relaksuar në këto zgjedhje dhe një fitore e mundshme e PD në Shkodër nuk do të përbënte asnjë problem për ta.

“PS është në pozicionin më komod që ia ka dhënë përçarja brenda opozitës. PS edhe humbjen e Shkodrës e ka në xhep, e pranon që edhe atë bashki nuk ka pse e merr, pse e pretendon se në fund të bëhet një pigment në hartën rozë që është në 61 bashkitë. PS do të jetë e relaksuar, me një fushatë minimale. Koha nuk është shumë e gjatë. Do të jetë një fushatë e relaksuar. Në krahun e opozitës situata është më e ngatërruar. Nëse palët kanë arritur një lloj pjekurie politike që s’e kanë arritur. Angazhimi në një humbje të sigurt nuk sjell asnjë fitore. Unë nuk jam dot brenda atij lloj mentaliteti që për të arritur një qëllim shkatërron gjithçka.

Nuk di se çfarë do të ndodhë. Do të ishte më e pranueshme të kishte një pauzë nga Berisha për të marrë partinë. Humbja e shumicës së bashkive është argument plus për Berishën për të thënë që ky është kryetari juaj që nuk arriti asnjë fitore dhe shton argumentet e tij”, u shpreh gazetari.

Për Lumnezin, përfundimi i mandatit të Presidentit Meta në krye të shtetit, do të sjellë zhvillime të reja. Ai prognozoi se Meta mund të bëhet një faktor i shtuar në opzitë, me krijimin e një lëvizjeje të re që mund të ishte e gjerë dhe e hapur për qytetarët.

“Meta do të dorëzojë mandatin e presidentit dhe do të zbresë në terrenin politik. Koniunktura politike e ndihmon Metën, sepse përtej popullit të 2 marsit kemi dhe popullin e përçarë të PD. Për shumë shkaqe, shumë persona mund t’u bashkohen LSI. Një LSI e ardhshme e qendrës, që mund të ketë një emër tjetër, mund të ishe një lëvizje e cila me Ilir Metën në krye mund të krijonte një tendencë opozitare konkurrente edhe me PD. Për të pastruar një lloj ikonë të vjetër të asaj partie përdoren elementë të rinj. Është fuqia elektorale. Nëse këtë fuqi elektorale partia që është në pushtet kërkon ta njohë sepse sondazhet nuk janë të sigurta për një mandat tjetër, atëherë bën maksimumin. Çdo gjë mund të ndodhë, vetëm mos jenë zhurma dhe shashka, por dosje të plota e të kopsitura që mund të çojnë politikanë dhe ish politikanë përpara drejtësisë për afera që janë të faktuara. Në fund fare ne për këtë drejtësi kemi aspiruar prej 30 viteve.

Mendojmë se ka ardhur momenti për të dhënë rezultat dhe shpresojnë. Nëse nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, që do të ishte një skandal i madh, pas 3 vitesh që do të jenë zgjedhjet e tjera nëse një nga këto forca nuk i bashkohen një koalicioni e të tentojnë të marrin sa më shumë numra për të formuar qeverinë. Jemi larg këtij finishi, por ky është mentaliteti dhe strategjia që partitë politike luajnë. Janë një certifikim zgjedhjet vendore për të parë se ku janë forcat politike”, përmbylli gazetari.

Flash News

News24 Livestream