Home > SHQIPËRIA

Zgjedhja për kryetarin e ri të PD, përfundon procesi i numërimit të votave në disa degë, ja rezultatet

Zgjedhja për kryetarin e ri të PD, përfundon procesi i

Kur procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike është mbyllur zyrtarisht, tashmë janë duke u publikuar rezultatet e para. Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se në Dibër kanë votuar 754 anëtarë, nga 1150 në total.

Nga këto, 664 vota ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha, 84 Ibsen Elezi dhe 6 kanë rezultuar të pavlefshme. Në degën e Klosit, kanë votuar në total 445 anëtarë. Votat janë ndarë kështu: 429 Sali Berisha dhe 9 Ibsen Elezi, 7 janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votimit dhe numërimit ka përfunduar gjithashtu edhe në Skrapar, ku nga 214 anëtarë kanë votuar 104. 91 vota ka marrë Sali Berisha, 8 vota Ibsen Elezi dhe 3 kanë qenë të pavlefshme.

Raportohet se në Roskovec kanë votuar në total 476 anëtarë të Partisë Demokratike.

Mësohet se Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa Ibsen Elezi 39. Katër vota të tjera kanë dalë të pavlefshme.

Flash News

News24 Livestream