Home > SHQIPËRIA

Zëdhënësi i presidentit Meta: Të vijojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund

Zëdhënësi i presidentit Meta: Të vijojë procesi i

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi theksoi se është e domosdoshme që procesi i administrimit të zgjedhjeve të vazhdojë deri në fund.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi pohoi se transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.

REAGIMI I BLUSHIT
Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.
Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive. ??

News24 Livestream