Home > SHQIPËRIA

Zbulohet sasia e drogës në konteinerin e bllokuar në Durrës, dyshohet për 200 kg kokainë

 

200 kg kokainë dyshohet se janë gjetur në konteinerin e bllokuar në Durrës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.

Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se destinacion kishte Kombinatin, saktësisht firmën Massabi Fruit, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me fruta ekzotike.

Flash News

News24 Livestream