Home > SHQIPËRIA

Zbulohet pse shkoi biznesmeni Davide Pecorelli në komunitetin e murgjërve, e ndihmoi një prift shqiptar

Zbulohet pse shkoi biznesmeni Davide Pecorelli në komunitetin e

Historia e zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli, ngjan me një roman triller. Një ditë më parë ai dëshmoi se për disa muaj kishte qëndruar në një komunitet murgjërish, në Medjugorie, në Bosnjë Hercegovinë.

Shumëkush ngriti dyshime për arsyen se përse inskenoi vdekjen e tij e për t’u fshehur në një vend që konsiderohet i shenjtë, i njohur në mbarë botën si “Lurda e Ballkanit”, vend ku virgjëresha Mari iu shfaq përsëri 6 vegimtarëve 40 vite më parë.

Në vitin 2013, Papa Françesku autorizoi shtegtimin në Medjugore, duke u shprehur se “në Medjugore është Hiri i Tënzot. Ka njerëz që kthehen në Udhën e HYJIT”. Por, Davide Pecorellin nuk e shtyu besimi për të udhëtuar drejt Medjugores. Sipas mediave italiane, ai shkoi në vendin e shenjtë me ndihmën e një prifti që e kishte njohur në Shqipëri, për të kërkuar një thesar, të cilin duket se nuk e gjeti kurrë.

Sipërmarrësi italian pranoi përpara prokurorëve se në tetor kishte planifikuar të kthehej në shtëpi. Gjithashtu, ai bëri një pohim të rëndësishëm, kur tha se kishte kryer krime në Shqipëri. “Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer gjithsesi krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por nuk do të jem unë ai që do ta rrëfejë këtë gjë”, deklaroi 45-vjeçari.

Davide Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar të 2021. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy netë. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit, ndërsa makina ku ai udhëtonte u gjet e djegur e brenda saj mbetje kockore, që kurrë nuk u vërtetuan që ishin të tijat. Për 8 muaj ai humbi kontaktet, por do të zbulohej pas një incidenti me varkë në ishullin e Montecristos, ku rrezikoi mbytjen.

Flash News

News24 Livestream