Home > SHQIPËRIA

Zbardhja e 21 janarit/ Gledis Nano: Kjo ngjarje përbën sekret hetimor! Kur do të zhvillohet operacioni i radhës nga kampet në Siri? Ja si përgjigjet Drejtori i Policisë së Shtetit

Zbardhja e 21 janarit/ Gledis Nano: Kjo ngjarje përbën sekret hetimor!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë është pyetur edhe për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit, ku u vranë në bulevard 4 protestues.

Për këtë, Nano nuk pranoi të japë detaje, por u shpreh shkurt: “Kjo ngjarje përbën sekret hetimor dhe kjo çështje është në hetim”.

Ndërkohë i pyetur nëse do të zhvillohen operacione të tjera për të riatdhesuar shqiptarët që ndodhen në kampet e Sirisë, Gledis Nano u shpreh i bindur se do të punohet derisa të sillet shqiptari i fundit.

“Patjetër që po, ky është një operacion në vazhdim dhe nuk do të mbarojë derisa të kthehet në Shqipëri, shqiptari i fundit. Është edhe vullnet i qeverisë. Ne i kemi dhënë provat se dimë ta bëjmë atë punë dhe do ta realizojmë. Për shkak të punës atje dhe pa cënuar sigurinë e askujt, duhet të presim pak derisa të zhvillohet operacioni i radhës”, u shpreh Nano.

Ndërsa për ardhjen e afganëve në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se kjo nuk e ka lidhje me situatën e sigurisë në vend.

“Ardhja e afganëve për tu strehuar në Shqipëri nuk ka paraqitur ndryshim të situatës së sigurisë, pavarësisht se nga ana e policisë janë angazhuar më tepër kapacitete dhe energji lidhur me krijimin e kushteve të sigurisë dhe për vetë këta persona. Nuk ka pasur asnjë problem dhe asnjë ndikim në lidhjen e situatën e sigurisë në vend”.

Flash News

News24 Livestream