Home > SHQIPËRIA

Zbardhen të tjera detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Athinë, shpëton për herë të dytë

Zbardhen të tjera detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Athinë,

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj një shqiptari në Athinë, mbrëmjen e kaluar. Mediet fqinje raportojnë se shqiptari 32-vjeçar, që mbeti i plagosur në sheshin “Attika”, ishte arrestuar ditën e enjte në mëngjes, teksa ishte kapur në rrugën “Kreta”, duke udhëtuar me një biçikletë elektrike.

Ai kishte veshur një antiplumb dhe policia i kishte gjetur edhe një pistoletë të mbushur me fishekë. Pas arrestimit, ai ishte lënë i lirë me “detyrim paraqitje”, pasi kishte thënë para policisë se lëvizte me antiplumb dhe pistoletë se i rrezikohej jeta.

Siç shkruajnë mediet greke, ai kishte mbetur i plagosur rëndë në një tjetër atentat me armë, më 26 maj 2019, në stacionin e Larisas. Ai u lirua mesditën e të premtes, ndërsa u qëllua me armë në mbrëmje, por fatmirësisht shpëtoi.

Autorët e dyshuar të atentatit janë dy shqiptarë, të cilët më pas kanë marrë peng një shofer taksie, i cili i transportoi deri në stacionin e Larisas, prej ku u larguan me vrap. Shqiptari i plagosur rezulton me precedentë penalë në fushën e drogës dhe grabitjeve.

News24 Livestream